Fjalori i përdorur në Kuvend fjalori zyrtar i PS-së
Autori i Lajmit: red.
Deputeti demokrat, Edi Paloka dënon qëndrimin e Taulant Ballës duke e quajtur atë prvokim të hapur. Sipas deputeti demokrat askush nuk do të duronte të fyenin vajzën e tij. Ai kujtoi se gjatë kohës që ishin në opozitë kanë vuajtur vazhdimisht nga mosdhënia e fjalës dhe për këtë arsye ata janë tolerantë me opozitën e sotme. Por sipas tij nuk mund të lejohet që dy prototipa të fyejnë dhe të trillojnë. “Pas gjithë këtyre gjërave që po ndihemi të dhunuar edhe në pushtet, Taulanti i Fatimes do të na vijë edhe nëpër shtëpira, kush nga ju zotërinj do të duronte që sa të dilte këtu në podium të flitej për vajzën e tij. Thatë që ju kemi përmend familjen, por nuk mbaj mend t iu kemi përmend as gra, as motra dhe as goca, kurrë si kemi përmendur”, - tha Paloka. Sipas tij nuk mund të flitet në çdo moment për vajzën e Kryeministrit. Paloka tha se gjithçka që ndodhi është politikë e kryetarit të PS-së. “Sa për fjalorin, ju nuk keni pse skandalizoheni, keni pas kryetar Fatos Nanon, keni Edi Ramën, atë fjalor e keni fjalor zyrtar të partisë ju”, - përfundoi Paloka.
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008