Provokatorët nuk duhet të jenë zëri dhe fytyra e opozitës
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi tha dje se në Kuvend kanë ndodhur incidente të mëdha por ai tha se donte të besonte se nuk është ky qëndrimi real i opozitës, nuk janë të parapërgatitura por janë thjesht veprime spontane të individëve jashtë kontrollit. “Por unë e kam të vëshirë ta besoj këtë version për sa kohë që kryetari i opozitës bëhet avokati më i madh i një provokacioni të ulët dhe e kam shumë të lehtë të besoj atë që socialistët e thonë nëpër tavolina që ai ka konceptin e të mosqenët në Parlament. Unë do ju thoja miqësisht që ju të mos bëheni vegla dhe pre e këtij drejtimi absurd. Të ndëruar kolegë të opozitës ju keni vite në Parlament dhe uroj të kaloni dhe shumë vite në të ardhmen. Por do ju thoja që Parlamenti është shtëpia jonë dhe juaja. Ai nuk duhet të zhvlerësohet për shkak të një individi qoftë ku edhe kryetari i partisë i cili është jashtë parlamentit”, - thaa Patozi. Ai shtoi se Rama e ka vendin e hapur nëse dëshiron në zgjedhjet e ardhshme të hyjë në palament por nuk mund ta përdhosë dhe ta shkëlë me këmbë këtë parlament. Çdo fyerje sipas tij, është shkelje e paqenjë. Patozi tha se opozita nuk duhet të përfaqësohet nga zëri dhe fytyra e disa provokatorëve. “Ju keni qenë nervoza atë ditë se ne kemi sjellë një buxhet shtesë por ju duhet ta kaloni me sportivitet atë çështje , - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008