E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe i dhuron Berishës fjalorin gjyhësor të Tupes

Autori i Lajmit: red.
Nënkreytari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erjon Braçe ngriti zërin lidhur me shkeljen e Kushtetutës që bëhet në Kuvend. Ndërkohë edhe ai e quajti të turpshëm fjalorin e herës së kaluar të Kryeministrit në Kuvend. “Është përdorur fjala prostitutë që po të lexosh fjalorin e gjuhës shqipe është përkthim shumë i ulët. Gjithashtu edhe fjalët rrugaç e bakabond e zhele” – tha Braçe. Ai ka kërkuar ti dhurojë edhe një fjalor erotik të gjuhës shqipe të profesor Edmond Tupes, kryeministrit të vendit. “Funksioni i parë për një opozitë i përcaktuar dhe nga rregullorja është kontrolli parlamentar i Qeverisë i cili përcaktohet në 10 nene të rregullores. Do doja tju sillja nenin 89 për interpelancën, mocionet, mohimi i të cilave është bërë modë në këtë Parlament” –tha Braçe.

Ky lajm është publikuar: 25/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›