Opozita nuk mund të marrë me sportivitet sharjet në Kuvend
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e deputetëve socialistë, Valentina Leskaj ka reaguar ashpër pas fjalës së Astrit Patozit. “Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që ndjek parlamenti që të ketë kuptuar atë çfarë foli kryetari i grupit të PD-së, se cila është politika dhe strategjiia e PD-së. E kuptoj pozicionin e vështirë të kryetarit i cili duhet të mbrojë të pambrojturit dhe pastaj e fillon nga buxheti dhe shkon te sportiviteti”, - tha Leskaj. Por sipas saj çdo parlament i moralshëm nuk mund të pranonte, nuk mund të dëgjonte aq më tepër një kryetar grupi parlamentar të mazhorancës që të propozonte që të merret me sportivitet çështja që ndodhi në parlament. “Këtë ngjarje të rëndë, nuk e besoja se kryetari ta merrte ne sportivitet dhe të na ftonte dhe ne ta merrnim me sportivitet. Unë e di që ju keni marrë me sportivitet dhe Gërdecin. Dua të them që ne nuk mund ta marrim parlamentin me sportivitet”, - tha ajo. Leskaj tha se opozita është në Kuvend për ti thënë përgjigje njerëzve dhe publikut. “Dua ti them dhe një gjë Kryeministrit, ne nuk jemi këtu për të mbrojtur fëmijët tanë, ne nuk jemi këtu për të mbrojtur vajzat tona dhe djemtë tanë por interesat e publikut. Prandaj nuk mund ta marrim me sportivitet këtë gjë”, - përfundoi ajo.
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008