Greqia përkujton sot protestën e 1973, Athina blindohet nga policia
ATHINE- Në Selanik të Greqisë është përkujtuar sot me incidente përvjetori i revoltës së studentëvë kundër kolonisë greke në 1973.
Grupe të rinjsh, pjesa më e madhe studentë, disa prej tyre pa kapuc në kokë, kanë sulmuar me gurë një grup tjetër studentësh, me bindje të kundërta politike të cilat ndodheshin në Politektnik.
Policia thotë se ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Sipas medias greke gjatë incidentit mund të jenë shënuar disa persona të lënduar.
Ndërkohë në Athinë pritet që sot pasdite të nisë marshimi për të kujtuar kryengritjen e 36 viteve më parë e cila u shtyp nga Kolonia.
Protesta e përvitshme, e cila nis nga Politekniku i kryeqytetit drejt godinës së ambasadës amerikane, gjithnjë degjeneron në dhunë mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Për këtë arsye mijëra policë janë vendosur në kryeqytet .Mbi 6 mijë polici do të qarkullojnë rrugët e Athinës. Bbc shkruan se këtë vit do të ketë 1500 policë më pak se në 2008.
Demostrata e sotme është një test kyc i sigurisë publike për qeverinë e re të socialistëve.
Cdo nxënës mëson se liria që ata gëzojnë tani do të ishte e pamundur pa sakrificën e studentëve të Politeknikut, rebelimi i të cilëve u shtyp nga tanket e diktaturës në 1973.
(s.g/balkanWeb)