Sandra Bullok: “Do të zhvishem gjithmonë në filmat e mi”
Në moshën 45 vjeçare, Sandra Bullok u zhvesh për herë të parë për filmin “The Proposal” dhe suksesi ishte i paimagjinueshëm. Pas kësaj, në një intervistë për revistën “A” aktorja shprehet: “Duke parë rezultatin, mendoj se do të zhvishem në të gjithë filmat e mi të ardhshëm”. Në filmin e suksesshëm ajo luan përkrah partnerit Rajan Rejnolds, 33 vjeç i cili është i martuar me aktoren bukuroshe Skarlet Johanson. Rejnolds është konsideruar si një nga meshkujt më seksi në botë. “Të aktrosh nudo përkrah një seks simboli nuk ishte aspak e thjeshtë – shpjegon Bullok-. E dija që në momentin që ai do të zhvishej, askush nuk do të m’i hidhte më sytë mua”. Aktorja rrëfen se për të xhiruar skenat nudo u deshën të paktën tre ditë: “Unë duhet të dilja me vrap nga tualeti dhe të përplasesha me Rejnolds. Në fund të xhirimeve të gjithë mbetëm të kënaqur. U argëtuam shumë, sidomos nga një qen që kishim me vete. Këlyshi 11 javësh ishte shumë “i zoti”. Ajo ishte një nga aktorët më të mirë me të cilët kam punuar. Këtë mos ia thoni Rajanit”.
20 Gusht 2009