E Diel, 1 Nëntor 2026

Salgado: Në Premier Ligë luhet pastër

 

Blerja e re e Blekbërnit, Mishel Salgado, ka deklaruar se futbolli i pastër luhet vetëm në Premier Ligë. Për mbrojtësin veteran, kjo ka qenë arsyeja e vetme, që e detyroi të provojë shijen e një përvoje të re, ndonëse në moshë të madhe. “Kisha një shans për të luajtur disa vite me parë tek Çelsi por vendosa të qëndroj tek Reali i Madridit. Për të qenë i sinqertë, e dashuroj atë klub, pasi kam kaluar dhjetë vjet, por tani mezi pres që të luaj këto dy vite në Premier Ligë. Është një nga kampionatet më të mirë në botë dhe luhet futboll i pastër”, tha Salgado.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›