E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Rritëm rrogat dhe pensionet

>Kryeministri Berisha ka përmendur rritjen e buxhetit social në katër vitet e qeverisjes gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ajo ka qenë 6.3 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa sot është 9.3 për qind. Kjo është rritja më e madhe, një rritje prej 56 për qind, një rritje të cilën e kanë ndier në jetën e tyre të përditshme mbi 800 mijë familje shqiptare, e kanë ndier pensionistët në fshat, pensioni i të cilëve shkon drejt dyfishimit nga data 1 maj i këtij viti, e kanë ndier pensionistët në qytet, pensioni i të cilëve është rritur, sipas kategorive, nga 48 në 70 për qind, ka theksuar kryeministri. Ndër të tjera kryeministri ka përmendur edhe rritjen e rrogës mesatare në Shqipëri, ku sipas tij në datën 1 Maj, kjo rrogë arrin 68 për qind, por ai ka theksuar se rrogat më të larta janë rritur vetëm me 4 për qind këtë vit, gjë e cila ka ngushtuar në mënyrë të ndjeshme diferencën katastrofike që trashëguam midis rrogave të mesme dhe rrogave të larta, pra nga një diferencë 10-11 herë, e kemi sjellë në 5 apo 6 herë. Një tjetër sukses, që kryeministri e ka cilësuar gjatë qeverisjes së tij ka qenë edhe rritja e ndihmës ekonomike, përkrahja për paaftësinë dhe invaliditetet. Pavarësisht këtyre rritjeve, sipas kryeministrit Berisha në Shqipëri ka një kategori qytetarësh, të cilët përballen me dhimbje të thella të jetës së tyre të përditshme, në një kohë kur vendi në tërësi është shumë larg tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›