Parashikime për krizën; A mund të përfitojë Shqipëria?!
Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, bëri thirrje që administrata e tij do të bëjë ç’është e mundur që të “nacionalizojë” investimet. Pra, që investitorët amerikanë të mos investonin në Kinë apo Indi, por të gjenin kushte për të investuar në SHBA. Në kushtet e një krize ekonomike botërore, ku aktualisht jemi në një recension me rritje minimale ekonomike, ekspertët rrëzojnë premtimin e Obamës. Sipas ekspertëve të huaj, në kushtet e një krize ekonomike në vendet e Perëndimit, do të ndodhë që investimet të zhvendoseshin, po ku? Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar se pavarësisht recensionit në vendet e Perëndimit, si BE apo SHBA, vendet e Lindjes si Evropa Lindore, Kina, India etj. do të kenë përsëri rritje ekonomike. FMN-ja ka parashikuar se rritja ekonomike në këto vende nuk do të jetë sa në këto momente, ku në Kinë është 10% apo në Shqipëri 6%, por të paktën do të ketë dyfish më pak. Por rritja ekonomike me 4 apo 5 për qind përsëri është e lakmueshme, çka do të bëjë që mjaft investitorë të çojnë kapitalet e tyre në këto vende. Në këtë parashikim, Shqipëria a mund të përfitojë nga gjëma ekonomike e botës? Disa janë optimistë, por disa të tjerë nxjerrin problemet “shqiptare” si ligji dhe çështja e pronës. Arben Imami dhe Arben Malaj japin pikëpamjet e tyre për këtë situatë.
Erald Kapri
Ekonomia e botës është në recension. Ky të paktën është konkluzion i institucioneve më prestigjioze në botë. Për të kuptuar më mirë recensionin, ish-Presidenti i SHBA-së, Ronald Regan, fitoi zgjedhjet në SHBA në vitin 1980, duke përmendur këtë fjalë. E njëjta situatë është edhe me Obamën, por ndryshe nga Presidenti aktual, Regan thoshte se “recension është kur komshiu yt ka humbur vendin e punës, ndërsa depresion është kur t’i humb vendin e punës”. Mjaft ekspertë shprehen se vendet në zhvillim do të kenë një mundësi për të përballuar diçka më mirë recension botëror, për të mos kaluar në depresion. Në kushtet e rritjes ekonomike zero në Perëndim apo në SHBA, vendet e Lindjes paraqesin mundësi akoma. Për kapitalet e shumta perëndimore kjo është një mundësi për të bërë ende fitime në kushte recensioni. Po a mundet që Shqipëria të përfitojë nga kjo situatë kur mjaft investitorë mund t’i ”sulen” asaj për të investuar?! Një çështje e tillë u diskutua dje nga Forumi për Demokraci dhe Etikë, ku kishte ftuar në panel ekonomistë dhe ekspertë nga më të njohurit e vendit. Në teori kjo duket si çështje e gjetur, por në praktikë ekspertët kanë dyshime. Gjithsesi, ka thirrje për rritje kapacitetesh dhe lehtësirash për investitorët e huaj.
Pikëpamja e opozitës
Arben Malaj, ish-ministër i Financave dhe deputet, e mbron idenë dhe shprehet se teorikisht një gjë e tillë mund të ndodhë. “Kemi faktorë që nuk na bëjnë joshës sepse jemi në konkurrencë edhe me tregje të tjera. Për shembull, në rast se vjen e prodhon këtu, duhet ta eksportosh dhe nuk ke mundësi që ta shesësh brenda tregut si në mjaft vende të tjera”, - thotë Malaj, por shton se “duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi”. Malaj flet edhe për çështje tjetër, që e sheh si pengesën kryesore, çështjen e pronësisë. “Në lidhje me këtë logjikë, duhet t’i referohem një pike që u përmend në forumin e Davosit, që ka të bëjë me elementin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. Unë mendoj që politika ekonomike dhe fiskale në Shqipëri kanë ardhur me elemente më përmirësuese. Realisht, problemi i pronës, problemi i pavarësisë së institucioneve dhe shumë probleme të tjera ndikojnë. Në këtë raport ne ishim vendi i 108-të nga 134 vende për mundësi për të konkurruar me tregje të reja”, - thotë Malaj, por që në fund shton dozat e optimizmit se nga kjo situatë mund të ketë investitorë më shumë në Shqipëri.
Pikëpamja e qeverisë
Nga ana tjetër, qeveria mbetet më optimiste. Arben Imami, shefi i kabinetit të Kryeministrit Berisha, thotë se duhen marrë masa, që një pjesë të tyre qeveria i ka marrë tashmë. “Një mundësi për të përballur këtë recension, është ulja e taksave dhe që ne e kemi konsumuar tashmë. Në këtë kuptim, dua të them që disa masa politike për të bërë Shqipërinë më të përshtatshme do të ishin me vlerë dhe kjo ka qenë në fakt, si ulja drastike e taksave”, - thotë Imami, por që edhe ai ndalet në çështjen e pronës dhe ligjit. “Çështja e pronës natyrisht që ndikon për keq. Drejtësia nga ana tjetër është një element shumë i rëndësishëm. Ideja më e madhe që ka thënë Hobsi, është se shoqëria perëndimore zhvillohet më shumë se ajo lindore për shkak të ligjit. Në Perëndim kundrejt Lindjes, p.sh. garancia e kontratave, aty parashikon që çfarë mund të ndodhë pas kësaj pasi njoh ligjin dhe parashikoj. Nuk është despoti apo diktatori ai që vendos por ligji”, - vazhdon Imami.
Ish-ministri i Financave, Malaj, thotë më tej se rritja e investimeve të huaja ka ardhur në rritje vit pas viti dhe nuk është çudi që përsëri të ketë rritje. Por për Malajn, në kushtet e krizës ekonomike botërore, ne mund të fitojmë investime më shumë, por humbasim në elementë të tjerë si ulja e dërgesave të emigrantëve apo importeve. “Produkti nuk do të jetë aq i pritshëm sa ne mund të bëhemi thithësit e investimeve amerikane apo të vendeve të tjera. Duke pasur parasysh Gjermaninë dhe investimet e saj në vendet e Lindjes që e ndihmuan atë, unë mendoj që ne do të kemi oferta për investime në ekonominë shqiptare, por kur diskutojmë për situatën ekonomike, unë besoj se duhet të diskutojmë për ritmet. Unë besoj se ritmet nuk do të jenë në nivele të tilla që mund të kompensojnë të tjerat”, - thekson Malaj. Në këtë pikë, optimist mbetet edhe Arben Imami. “Kur flasim në kushtet e kësaj krize, bankat do të donin që paratë e tyre t’i fusnin në mjedise perfekte. Tani pa dyshim që në kohë krizash, tendenca është për të vendosur kapitalet në vendet më të sigurta. Zakonisht, kapitalet shkojnë dhe rrjedhin drejt vendeve në zhvillim. Ne, mendoj, se i kemi marrë masat, kemi bërë politika qeveritare dhe do të këtë investime të huaja. Mendoj se ka limite që nuk kanë të bëjnë me mandatin, por me kapacitetet tona si me tregun, mentalitetin, të kulturës së ligjit etj.”, - komenton ai. Gjithsesi, ndryshe nga Imami dhe Malaj, disa ekonomistë të tjerë shprehen se investimet në vend do të bien, por që përsëri, koha do të jetë gjykuesi më i mirë i ekonomisë shqiptare.