E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Bakojanis, shpejt në Tiranë”

 

Marko Caka/ Athinë

Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis do të vizitojë shumë shpejt Shqipërinë. Këtë e bëri të ditur dje në një intervistë për gazetën "Panorama" zëdhënësi i kryediplomates greke, Jorgo Kumucaku. Vizita e Bakojanis në Tiranë vjen në një moment kur parlamenti grek sapo ka ratifikuar marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër qeveria shqiptare ka miratuar një marrëveshje me Greqinë për ndërtimin e dy varrezave të së rënëve grekë në vendin tonë.
Para disa ditësh Greqia miratoi MSA e Shqipërisë me BE-në. Sa e rëndësishme është për Greqinë kjo arritje e Shqipërisë drejt familjes evropiane?
Eshtë e rëndësishme me kuptimin se shohim progres të Shqipërisë drejt Evropës, që vërteton politikën e drejtë, të cilën gjithmonë Greqia e besoi. Duke filluar, gjithnjë e besoj kronikisht, por ka edhe momente të veçanta të përkufizuara. Siç është axhenda e Selanikut, me përfundimin e Presidencës së radhës greke në Samitin e Selanikut në qershor 2003 dhe pastaj janë propozimet që u bënë gjithashtu, për përshpejtimin e procedurave të afrimit të Shqipërisë me BE-në në 2006, nga Greqia, me propozim 6 mujor. Ndaj ne e cilësojmë se ky progres vërteton formën e strategjisë greke, e cila dëshiron që vendet e rajonit të afrohen gjithnjë e më tepër me Bashkimin Evropian me perspektiven e pranimit, e cila është një detyrim për çdo shtet kandidat, e nuk mundet veçse të mbështetet dhe të kushtëzojë për çdo hap përpara të zbatimit të plotë të kritereve, që kanë vendosur BE-ja brenda procedurës. Nuk mund të ketë progres në mungesë, ose në qofte se nuk i përgjigjesh kërkesave të detyruara që ka vënë BE-ja ndaj vendeve kandidate.
Pas miratimit nga Greqia të MSA-së mes Shqipërisë dhe BE-së, cilat janë hapat që e presin Shqipërinë drejt ftesës si vend kandidat të Bashkimit Evropian?
Tani le të shohim si do të shkojë zbatimi i MSA-së së Shqipërisë me BE-në dhe pastaj do të flasim. Tani hyjmë në fazën e zbatimit dhe pastaj shohim. Sidoqoftë, së shpejti në një distancë kohore të dukshme po studiojmë për një vizitë të ministres së Jashtme, Dora Bakojanis në Shqipëri.
Kur më saktësisht do ta vizitojë zonja Bakojanis Shqipërinë?
Shumë shpejt. Në kohë të dukshme. Në këtë moment nuk mund të them datën e saktë, por shumë shpejt, në kohë të dukshme.
Duke filluar nga 1 janari, Greqia kryeson për një vit OSBE-në. A do të ndikojë në përshpejtimin e procedurave të Shqipërisë në familjen evropiane?
Ne do diskutojmë çështjet në tërësi të OSBE-së dhe siç e dini në Shqipëri ka një mision të tillë, madje mos gabohem ajo është hapur që ato ditë kur unë isha me shërbim në Tiranë në fillim të viteve '90-të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›