E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton Laukën në Kosovë

 

Presidenti Bamir Topi dekretoi dje Islam Laukën si ambasador të Shqipërisë në Kosovë. Lauka do të zërë në Prishtinë vendin e lënë bosh prej kohësh nga Arben Cejku. Kandidatura e tij, ka qenë propozimi i vetëm për këtë post që pas 28 shkurtit të vitit të kaluar. Lauka u ripropozua sërish nga qeveria pas një ngrirje pothuajse njëvjeçare të kandidaturës së tij dhe para pak ditësh mori miratimin e dy partive kryesore në komisionin e jashtëm parlamentar. Në vitet 1991-1995 Lauka ka qenë në Moskë me gradën e sekretarit të Parë, si dhe me pozicionin e të ngarkuarit me punë. Në dikasterin e diplomacisë shqiptare është rikthyer sërish në vitin 2005 si drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Vendet Fqinje, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kosova ishte një prej 12 vendeve, ku Shqipëria nuk ka ende ambasador.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›