Basha në Mynih: 2014, viti vendimtar i integrimit
Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, është shprehur dje optimist për integrimin evropian të vendit. Nga Mynihu, ku po mbahet konferenca për sigurinë, diplomati shqiptar bëri të ditur se në konferencën e Mynihut, çështja thelbësore e diskutimeve ka qenë integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe Kosova. Basha bëri të ditur se gjatë takimeve të tij bilaterale në Mynih, ka vërtetuar edhe më tej bindjen se 2009 do të jetë viti vendimtar për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Ndërsa ministri i Jashtëm çek, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së, deklaroi se do të ishte e drejtë që, 100 vjet pas fillimit të Luftës së Parë Botërore, pra më 2014, të mbyllej procesi i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.