Bakojanis uron Ilir Metën për emërimin e tij
Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, i ka dërguar përgëzimet e saj për detyrën e re zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, ku i uron suksese të mëtejshme në misionin e tij. Në mesazhin e saj zonja Bakojanis shpreh besimin se me këtë emërim të ri marrëdhëniet e shkëlqyera mes Greqisë dhe Shqipërisë do të pasurohen më tej. Kryediplomatja greke nënvizon rolin pozitiv të minoritetit grek në marrëdhëniet bilaterale mes Tiranës dhe Athinës dhe në veçanti në kontekstin e integrimit evropian të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Ky është mesazhi i radhës nga personalitete të larta të politikës evropiane që i drejtohet Metës. Duket se miqtë dhe kontaktet e tij të mëparshme, kur ishte kryeministër dhe më pas zv.kryeministër vazhdojnë të jenë të vëmendshëm ndaj lëvizjen politike të tij dhe i kanë dhënë mbështetje në hapin e fundit për të hyrë në koalicion me të djathtën.