Balak: Do të triumfojmë në Botëror
12/06/2005 Skuadra Kombëtare gjermane mund të mos jetë në nivelet maksimale të saj, për sa i përket paraqitjes në fushë, megjithatë kapiteni i tyre, Mikael Balak, ndihet tepër optimist për shanset e tyre në Botërorin e vitit tjetër. “Në Botërorin e vitit 2002, unë e përjetova vetë se sa larg mund të shkojmë, kjo, me fat dhe zotësi bashkë. Ne u shpallëm nënkampionë Bote, madje edhe në finale nuk i patëm të pakta shanset për të triumfuar” - shprehet Balak për “Stuttgarter Nachrichten”. Sipas mesfushorit të Bajernit të Mynihut, angazhimi maksimal i lojtarëve gjermanë dhe motivimi i këtyre të fundit, do të jenë “armët” kryesore të suksesit. “Nuk duhet të harrojmë se Botërori zhvillohet në shtëpinë tonë dhe megjithë këtë eufori që ekziston, natyrisht që do të mundim ta gjejmë suksesin. Këtë e them me bindje të plotë, pasi për sa i përket kualitetit, ne nuk jemi më poshtë se skuadrat e tjera pretendente” – përfundon kapiteni Balak.