"Bujqësia dhe energjia elektrike pikat ku do të përqendrohem"

12/06/2005 Kryetari i PS- Fier, Myzaljen Hoxha kandidat në Levan
Lindur në Fier, 4 janar 1956
Diplomuar për ekonomi-financë në UT në 1985
Ka kryer specializim në Universitetin e Barit në Itali për biznes
Ka vazhduar një specializim për pushtetin vendor dhe decentralizimit në Orlandë
Ka botuar librin “Pushteti Vendor dhe Vetëqeverisja Lokale” që është futur në Fakultetin ekonomik në këtë fushë
Ka punuar kryetar i degës së financave në ndërmarrjet e naftës Albpetrol
Drejtor i përgjithshëm i shoqërisë italo-shqiptare për konfeksionet
Drejtor i përgjithshëm i "Servcom"
Kryetar i këshillit mbikëqyrës i ARMO sh.a
Kryetar i Bashkisë së Patosit
Nënkryetar i bashkisë së Fierit
Sekretar i përgjithshëm i Prefekturës Fier
Kryetar i PS Fier
Gjendja civile: I martuar, me 2 fëmijë
Myzaljen, cilët janë zgjedhësit që do të votojnë për ju?
Përbërja e vet zgjedhësve në ZE 71 është fermer dhe gjithë pjesa tjetër sociale si pensionistë, mësues, maturantë që kanë plotësuar moshën 18 vjeç dhe u shtohet këtu komuniteti i grave. ZE 71 përfshin komunat Frakull, Levan dhe Dërmënas. Përbërja sigurisht që këtu futen edhe një komunitet rom, kosovar, pra është një popullsi heterogjene, e përbërë nga të gjitha krahinat në periudha të hershme në këtë hapësirë kryesisht bujqësore.
Ju kandidoni për herë të parë. Besoni te fitorja juaj?
Besoj fort në fitoren në këtë zonë, për arsye se hershëm ky elektorat është i majtë, gjithçka ai ka treguar në zgjedhjet e mëparshme, por njëkohësisht unë e mbështes te puna që kanë bërë socialistët për të fituar këtë vullnet politik. Kjo punë është shtrirë në të gjithë infrastrukturën, në atë ekonomike, shkolla, ambulancë etj., ashtu edhe në atë teknike, si ujësjellësa, furnizim me energjie lektrike, ujë të pijshëm ndërtim rrugësh e trotuaresh deri te shërbime të tjera publike etj.
Ku mbështetet platforma juaj elektorale?
Platforma ime elektorale mbështetet në politikën bujqësore dhe të zhvillimit rural sepse kjo zonë në 2/3 e veta është rurale, dhe pikërisht këtu, unë do të kontribuoj në mënyrë të drejtpërdrejtë që qeverisja qendrore në bashkëpunim me atë vendore si dhe biznesin privat e publik, të sigurojnë përmirësimin dhe kreditimin e prodhimit bujqësor e blegtoral. Kjo është në aspketin e politikave fiskale që kanë të bëjnë me uljen e çmimit të favorshëm për karburantet për të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së prodhimit në sera dhe mekanikës bujqësore dhe në favorizimin e prodhimit vendas për t'i stimuluar ata në rritjen e prodhimit, siç janë qumështi, mishi dhe duke vazhduar në uljen e TVSH, përveç produkteve siç janë fruta e perimet.
Cilat janë problemet më pikante të zonës dhe çfarë zgjidhjesh keni për to?
Problemi më i ngutshëm që kërkon zgjidhje akute është problemi i rregullimit të tensionit për energjinë elektrike në Bishan, për të cilën është programuar ngritja e një stacioni elektrik për rregullimin e tensionit dhe marrjen fund të këtij shqetësimi për sigurimin normal të energjisë elektrike. Së dyti, furnizimi me ujë të pijshëm. Janë ngritur ujësjellësa dhe rikonstruktuar, por të lidhura këto me tensionin, janë rreth 2-3 ujësjellësa që punojnë në mënyrë periodike dhe jo të vazhdueshme. Pikërisht nga furnizimi i pamjaftueshëm me energji elektrike. Gjithashtu do të tregoj kujdes për vazhdueshmërinë e punës për rikonstruksionin e rrugëve të brendshme të komunës që lidhet me fshatrat, pasi kjo komunë ka një karakter të dyfishtë sa bujqësor, aq edhe turistik, pasi ka një vijë bregdetare rreth 7 km në Pishporo. Të rikthej plazhin në normalitet dhe turizmin historik siç është Apolonia, që futet në ZE 71, ndaj do të punoj për përmirësimin e infrastrukturës së tij.
Ç'mendoni për rivalët?
I respektoj, sepse janë njerëz sa intelektual, aq edhe njerëz politik, në mënyrë të veçantë kandidatin e PD, Beja, duke vazhduar me atë të PSD, Altin Dauti, LZHK etj. Megjithëse ka filluar fushata elektorale ka një etikë në të gjithë veprimet e kandidatëve për fushatën elektorale për të shkuar më 3 korrik në mënyrë të qetë dhe për të kushtëzuar zbatimin e standardeve përkatëse të procesit zgjedhor dhe fill pas kësaj secila forcë politike të kërkojë rezultatet e zgjedhjeve. Nëse gjen gabimin te tjetri, shumë shpejt do ta sajosh atë. Kam konstatuar me kënaqësi se në ZE 71 fushata vazhdon e qetë dhe normale dhe me etikë zgjedhore. Në ZE 71 do të ketë zgjedhje të lira, të qeta dhe prej tyre do të dalin fitues dinjitoz.
Irena Mërtiri