E Diel, 1 Nëntor 2026

Konti: Roma, më dhuro Kupën!

12/06/2005  Trajneri i Romës, Bruno Konti, paraqitet në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes me Interin për kupën e Italisë, i shoqëruar nga i madhi Diego Armando Maradona, i cili ka bërë një vizitë të papritur në qendrën stërvitore të Romës. “Diego është blerja jonë e fundit. Ka një teknikë të mirë dhe hapësira të mëdha për t’u përmirësuar, ndaj do të na shërbejë për të ardhmen”, bën shaka tajneri verdhekuq. I mallëngjyer, Maradona ka falënderuar: “Bruno na ka dhuruar emocione të mëdha si lojtar, tani është një mik i mirë dhe i uroj shumë fat”. Duke iu kthyer ndeshjes së sotme, në “Olimpiko”, Konti nuk tregon akoma skemën me të cilën do të luhet ndaj Interit: “Djemtë kanë punuar mirë: Toti, Kasano, Montela e Mansini janë të gjithë në gjendje shumë të mirë dhe mund të luajnë që nga fillimi”. Një gjë është e sigurtë, që Roma dhe trajneri i saj dëshiron Kupën e Italisë: “Do të ishte një lloj shpërblimi moral, pas një sezoni me të vërtetë të vështirë. Do të kemi përballë një Inter me të vërtetë të motivuar, ku më frikëson mbi të gjithë Martins, i cili formon një dyshe të shkëlqyer me Adrianon. Shpresoj që djemtë të më bëjnë një dhuratë, duke qenë se ndoshta janë ndeshjet e fundit në drejtimin e skuadrës”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›