E Diel, 1 Nëntor 2026

Juve, me një ofertë të re

12/06/2005  Ka plasur lufta mes Juventusit e Interit për të marrë Antonio Kasanon. Pas tentativës së moratit pak ditë më parë, Luçiano Moxhi ka paraqitur një ofertë të re për të bindur Romën të lëshojë sulmuesin e saj. Drejtori sportiv i Juves ka ofruar 15 milionë euro plus huazimin e Adrian Mutusë, një propozim që ndoshta do të bindë Romën, që ka nevojë më shumë se kurrë për para. Juventusi nuk mund të presë më dhe kjo është e qartë pas zërave që janë përhapur për një interesim të Interit për Kasanon. Nga ana tjetër, Luçiano Moxhi nuk mund ta lërë t’i ikë nga duart një sulmues që e ka kërkuar prej muajsh dhe që dëshiron të bashkohet me trajnerin që do më shumë, Fabio Kapelon. Fakti që Alesandro Moxhi, djali i Luçianos, është gjithmonë e më afër emërimit si drejtor i përgjithshëm i Romës, nuk bën gjë tjetër veçse afron më shumë talentin barez me Juven. Oferta e fundit e Moxhit parashikon huazimin e Mutusë dhe 15 milionë euro në dorë. Këto të fundit janë shumë të rëndësishme për Romën, sidomos pas vendimit të FIFA-s në lidhje me çështjen Mekses, me Romën që duhet t’i paguajë 8 milionë euro Okserit. Edhe Mutu është një lojtar që i pëlqen Romës, por problemi qëndron se Roma e do përfundimisht, ose maksimumi në bashkëpronësi. Megjithatë, janë detaje që mund të rregullohen, duke parë që tashmë Roma ka punësuar edhe Nondanë, një “ish-juventin”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›