"Në bashkëpunim me PD do të arrijmë rotacionin për zhvillimin e vendit"

12/06/2005 Ibrahim Morina kandidat i Partisë Republikane në ZE 71 Levan
Cv e kandidatit
Ka lindur më 10.04.1957 në Fier
Është diplomuar në Fakultetin Juridik të Tiranës
Më 1991-1996 ka qenë kryetar i komunës Dërmënas
1996-1997 drejtor i doganës në Fier
1997-2001 kryetar i PD Fier
2002- ka punuar si pedagog i jashtëm në Fakultetin Ekonomik
2001 e në vazhdim punon në një firmë private në Tiranë
Gjendja civile: I martuar, me një fëmijë
Z.Morina pse keni zgjedhur të kandidoni për PR?
E vërteta është që unë kam pranuar të kandidoj për siglën e PR, sepse kjo është pjesë e marrëveshjes PD-PR dhe unë asnjëherë nuk mohoj dëshirën time për të qenë përfaqësues në parlamentin shqiptar, por, në fund të fundit, këtu m'u kërkua të jap kontributin tim dhe s'kam arsye të hezitoj në funksion të opozitës dhe fitores së saj. Unë u siguroj gjithë miqve dhe simpatizantëve të PD se jam dhe do të jem demokrat dhe gjithë fushata ime ka në themel të saj fitoren e kandidatit të PD dhe gjithnjë kam bërë thirrje që gjithë mbështetësit e mi të votojnë për kandidatin e PD. Njëkohësisht do të jap kontributin tim që PR të dal ose maksimalisht e treta në renditjen përfundimtare të partive, ose e 4. Unë këtë objektiv po e bëj me shumë kënaqësi dhe besoj se do të jemi fitues.
Cilët janë zgjedhësit që do të votojnë për ju?
Do të jenë gjithë anëtarët e PD, gjithë ata me të cilët kam ndarë momentet më të vështira në këtë parti, gjithë ata me të cilët më lidh jeta, përpjekjet maksimale që kemi bërë për të shpëtuar ekzistencën e PD në momentet e saj më të vështira, gjithë ata që në 1991 u bashkuan më 6 janar për themelimin e kësaj partie, të gjithë ata që kanë në shpirt kanë lirinë dhe demokracinë. Natyrisht, nuk mohoj edhe votën e gjithë atyre personave që kanë ndjerë nevojën se në Shqipëri duhet bërë ndryshim. Ne jemi njerëzit që do ta bëjmë këtë ndryshim. Pa përjashtuar edhe socialistët, edhe ata që janë mërzitur dhe nuk kanë më besim, sepse kjo qeveri po i varfëron ata nga dita në ditë.
Ku mbështetet platforma juaj elektorale?
Pa asnjë dyshim, unë mundohem të alternoj platformën e PD dhe PR, e cila ka edhe ajo pikat e saj që i shërben zhvillimit të shoqërisë shqiptare, për zgjidhjen e shumë problemeve, lufta kundër krimit, korrupsionit, trafiqeve të organizuara. Në veçanti në
zonën time ka edhe probleme të tjera, që ua kam bërë të ditur zgjedhësve të mi dhe u premtoj se do të bëj maksimalen për të zgjidhur problemet më madhore të kësaj zone. Psh., rruga Levan-Kafaraj deri në fshatin më ekstrem të saj në Kashishtë. Kjo është një rrugë jetësore për zhvillimin e bujqësisë në këtë zonë. Programi për fshatin është një program që unë e shpalos në çdo takim që bëj. Mbrojtja e prodhimit vendas, është një nga objektivat kryesore të PD për gjithë votuesit shqiptar. Çmimi i naftës do të jetë i diferencuar, taksat doganore zero për të gjitha materialet për zhvillimin dhe investimet në bujqësi, pesticidet, farërat, plehrat do të jenë me çmime minmale. Fermeri shqiptar nuk e ka të vështirë të bëj besoj dallimin mes qeverisjes së PD dhe PS, sepse në kohën që kemi qeverisur ne, problemet kanë qenë më eficente. PS në zonën e Levanit nuk ka bërë asnjë investim në bujqësi, dhe është tepër qesharake që kandidati i PS në këtë zonë në një nga televizionet lokale deklaroi që premtimi i tij më i madh për banorët e kësaj zone, ishte se do t'u krasis ullinjtë pa lekë fshatarëve. Më për të qeshur se kjo unë nuk mund të gjej.
Keni besim te fitorja dhe ku e keni këtë besim?
Padyshim që do të fitojë alternativa e djathtë. Unë kam qenë drejtues fushate edhe para 4 vjetësh dhe për hir të së vërtetës shoh se ne jemi burim shprese te njerëzit e kësaj zone, jemi njerëzit që po u kthejmë atyre buzëqeshjen me idetë tona, me platformën tonë, me aftësitë tona drejtuese dhe kam bindjen absolute që këtë herë njerëzit janë të bindur që duhet bërë ndryshimi dhe ne do ta bëjmë atë pa diskutim, sepse është kërkesë e kohës.
Ç'mendim keni për rivalët tuaj?
Me thënë të vërtetën në përgjithësi nuk e njohin fare zonën dhe problemet e saj, mendoj se kanë ardhur të marrin disa vota për t'u justifikuar para shefave të tyre, që ne bëmë aq sa mundëm. Nuk dua të personalizoj debatin me ta, janë njerëz që nuk kanë ndonjë begraund politik të pasur, jam sigurt që vota, në fund të fundit, do të tregojë që ata janë shumë kalimtarë në politikë dhe janë njerëz fare pa peshë.