FSHF, apel vendimit të FIFA-s
11/03/2005 Presidenti i FSHF-së, Armando Duka: Një avokat austriak do të mbrojë interesat tona në “qeverinë” botërore të futbollit
Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar dje, për dënimin që ka dhënë FIFA, për Kombëtaren tonë, e cila do të jetë e detyruar që të luajë dy ndeshjet e ardhshme në fushën e saj pa tifozë. Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, u shpreh dje në një konferencë për shtyp se institucioni i tij ka apeluar këtë vendim të “qeverisë” botërore të futbollit. Ai tha gjithashtu se, për këtë apelim do të merret edhe një avokat austriak që do të mbrojë interesat e federatës sonë. Numri 1 i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, reagoi dje lidhur me dënimin që ka dhënë FIFA, për Kombëtaren tonë, e cila do të jetë e detyruar që dy ndeshjet e ardhshme të eliminatoreve të Kupës së Botës, t’i luajë pa tifozë. Ai tha se vendimi i Komisionit të Apelit në FIFA, do të vonojë rreth një muaj, pasi ndeshja e ardhshme brenda e Kombëtares sonë do të jetë në fillim të qershorit. “Sipas rregullores së FIFA-s kemi bërë një ankesë dhe do të presim që Komisioni i Apelit të japë një vendim të formës së prerë. Për këtë kemi marrë edhe një avokat austriak që do të mbrojë interesat e Federatës Shqiptare të Futbollit”, u shpreh Duka. Shqipëria mori një gjobë prej 34.500 dollarësh, pasi në ndeshjen e 9 shkurtit, në stadiumin “Qemal Stafa”, janë hedhur sende të forta në fushë si, shishe, çakmakë apo mbajtëse flamujsh. Ndërkohë që në përfundim të ndeshjes ka patur më shumë se 200 njerëz, të cilët kanë populluar pistën përreth stadiumit. Gjithashtu në raportin e paraqitur në FIFA, nga përfaqësuesi i saj në “Qemal Stafa”, thuhet se tifozët e ardhur nga Kosova, Maqedonia, por edhe vendasit kanë përdorur artopolantët, ç’ka nuk lejohet, për t’i dhënë zemër skuadrës së tyre. Në rast se Komisioni i Apelit do të lërë në fuqi, vendimin e Komisionit të Disiplinës së FIFA-s, Kombëtarja jonë do të luajë me stadium të boshatisur, ndeshjen kundër Gjeorgjisë, në 4 qershor dhe kundër Kazakistanit, në 3 shtator. Kjo nuk është hera e parë që skuadra jonë Kombëtare gjobitet për hedhje të sendeve të ndryshme në fushë. Në përfundim të ndeshjes me Anglinë, për eliminatoret e Kupës së Botës 2002, gjatë ndeshjes së 28 marsit kundër Anglisë, ku gjatë saj është goditur me një buzëkuq, futbollisti anglez, Eshli Kol. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në ndeshjen e tetorit kundër Danimarkës, por FIFA është treguar e mirë me Kombëtaren tonë dhe e ka kaluar këtë ngjarje
vetëm me një vërejtje.