Balak mungon kunder Barces

Bajer Leverkusen ka humbur Mikael balak për sfidën e 1/8-ave të finales në Champions League me Barcelonën. Mesfushori kryesor I ekipit, nuk do të zbresë në fushën e lojës në përballjen e parë që do të luhet në Gjermani, për shkak të një problemi muskulor. Prej këtij dëmtimi, ish-kapiteni i përfaqësueses gjermane, nuk u aktivizua as në sfidën e kampionatit, që Leverkusen humbi 1-0 me Borusian e Dortmundit. Fillimisht u mendua se trajneri Robin Dut po e ruante lojtarin për sfidën me katalanët, por tashmë konfirmohet mungesa e tij.
Për të mposhtur Barcelonën dhe përsëritur fitoren e vitit 2001, trajneri Dut e ka të qartë se Leverkuseni duhet të bëjë një ndeshje speciale, ndërsa nënvijëzoi se skuadra e tij është përgatitur më së miri për këtë sfidë.
“Mendoj se jemi përgatitur mirë për këkë ndeshje. Përveç taktikave të lojës, kur luan kundër Barçës duhet të kesh parasysh shumë pika: së pari, ata kanë një taktikë ofensive spektakolare dhe disa nga lojtarët më të mirë në botë. Për më tepër, sapo humbasin topin, ata ushtrojnë menjëherë pressing për ta rifituar”.
Ndërkohë, sipas kapitenit të Leverkusen, Simon Rolfes humbja e “blaugranave” në kampionat, që praktikisht I nxorri nga lufta për titullin në La Liga-n spanjolle nuk ndikon për të ngritur shanset e Leverkusen.
“Askush nuk e nënvlerëson Barcelonën, vetëm sepse humbën në fundjavë. Ecuria e tyre nuk ka aspak rëndësi për ne, kjo është një sfidë ndërmjet Davidit dhe Golias dhe pavarësisht se nuk jemi favoritë, synojmë të bëjmë një paraqitje të mirë”.
Bajer Leverkusen I ka fituar të treja ndeshjet e luajtura në shtëpi në fazën e grupeve të këtij edicioni në Champions League, pavarësisht se luante me skuadra të vështira si Çelsi e Valencia.