Superliga barazim Dinamo-Apolonia 3-3
Dinamo dhe Apolonia janë ndarë në barazim 3-3 në takimin e fundit të javës së 14-të të kampionatit. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Qemal Stafa” ka rezervuar bollëk golash, porn ë fund skuadrat kanë ndarë vetëm nga një pikë, me një rezultat që nuk I shërben asnjërës.
Në fakt, si blutë ashtu edhe fierakët kërkonin me patjetër pikët e plota në këtë sfidë. Për dinamovitët kjo do të ishte mënyra e vetme për t’u ngritur në klasifikim dhe të shpresonte deri në fund. Në anën tjetër, Apolonisë i nevojitej fitorja për të mos humbur terren me rivalët e tjera të luftës për mbijetesë.
Dinamo kaloi e para në avantazh me Arifajn, që zhbllokoi rezultatin vetëm pas 13 minutave lojë, që përfiton nga një rrëmujë në zonën fierake dhe mposht portierin Xhixha. Pas avantazhit dhe dominimit në lojë, u krijua ideja se kryeqytetasit mund të fitonin me lehtësi, por Apolonia gjen shumë shpejt barazimin. Vetëm pesë minuta më pas, Gërxho, që shënon me një goditje nga 30 metra, edhe falë gabimit të portierit Osmani.
Në të 32-ën është sërish kapiteni i bardhjeshilëve që shënon, këtë herë nga pozicion thuajse I pamundur dhe me një goditje të shkëlqyer nga pozicion thuajse I pamundur. Megjithatë, 120 sekonda më pas vjen edhe episodi që u duk se do të ndryshonte rrjetën e takimit. Shtini pengohet në mënyrë të parregullt në zonë dhe gjyqtari Peza akordon 11-metërsh për Dinamon e nxjerr nga loja me kartonin e kuq mbrojtësin Muçaj.
Ekzekutimin nga pika e bardhë e merr përsipër kapiteni I bluve Kuli, që nuk gabon dh rikthen ekuilibrat në fushë. Por, edhe pse në inferioritet numerik dhe nën presionin e vazhdueshëm të kundërshtarëve, janë fierakët ata që shënojnë sërish në të 52-ën, me Renaldo Ramën, që tregon të gjithë klasin e tij, duke kaluar katër kundërshtarë dhe e dërgon topin në rrjetë.
Megjithatë, Dinamo nuk dorëzohet dhe 10 minuta më pas barazon përsëri, ndërsa kërkon fitoren deri në fundin e takimit, por pa arritur të shënojë. Në sekondat shtesë, edhe blutë mbeten në inferioritet numeric, ndërsa takimi mbyllet me rezultatin 3-3, me dy ekipet që mbeten në vendet e fundit të klasifikimit.
Për Dinamon kjo ishte ndeshja e 23-të në Superligë pa regjistruar fitore, prej 13 marsit 2011. Pavarësisht lojës së kënaqshme, blutë mbeten në kuotën e zero fitoreve në këtë sezon, ecuri me të cilën skuadra e Artan Mergjyshit do ta ketë thuajse të pamundur të mbijetojë.