E Shtunë, 31 Tetor 2026

Scholes mund t’i kthehet Anglisë

Paul Scholes po e konsideron seriozisht rikthimin në futbollin ndërkombëtar, 8 vjet pasi i dha fund eksperiencës me Kombëtaren e Anglisë.

37 vjeçari u rikthye muajin e kaluar nga pensionimi, për ta ndihmuar Manchester Unitedin që ta fitojë titullin e 20-të në Premierligë.

“Mund të rikthehem të luaj për Anglinë”, ka thënë mesfushori me përvojë. Harry Redknapp, i cili me gjasë do ta udhëheq Anglinë në Euro 2012, ka thënë se do ta marrë në ekip Scholesin, nëse i merr në dorë ‘Tre Luanët’.

Ylli i United, i cili e la futbollin në maj të vitit që kaluar pas humbjes në finale të Ligës së Kampionëve nga Barcelona ka njoftuar se nuk i ishte përgjigjur thirrjes së Fabio Capellos për Botërorin 2010.

Tash, Scholes e ka mundësinë e fundit të luaj në një eveniment aq të rëndësishëm, ku edhe do ta linte përfundimisht futbollin, për herë të dytë. Scholes kishte punuar si trajner në ekipin e rezervistëve të Man Utd, para se të kthehej më 8 janar në fitoren 3:2 ndaj Manchester Cityt në FA Cup.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›