Fitojne Olimpiakosi dhe Beshiktashi
Olimpiakosi dhe Beshiktashi kanë hedhur një hap të rëndësishëm përpara drejt kualifikimit në turin e 1/8-ave të Europa League. Grekët fituan 1-0 në Moskë, përballë Rubin Kazanit, ndërsa turqit triumfuan 2-0 në fushën e Bragës.
Edhe pse nuk cilësoheshin si favoritë, grekët regjistriuan surprizën e parë të turit të 1/16-ave, në sfidën e luajtur në mesditë në stadiumin “Luzhniki”, duke I rezistuar acarit rus edhe me pak fat.
Pjesa më e madhe e lojës, është dominuar nga Rubin kazani, që krijoi disa raste për shënim, megjithatë rezultati u zhbllokua nga miqtë, në të 71-ën. Pas një goditje këndi, David Fuster Torrijos realizoi golin e vetëm të takimit.
Megjithatë, përveç sulmuesit spanjoll, një tjetër hero I skuadrës helene në këtë sfidë ishte edhe portiere Keroll. Ai u aktivizua si zëvendësues, në vend të numrit 1, Megjeri që u largua nga fusha me kartonin e kuq pasi shkaktoi 11-metërsh në të 73-ën.
Megjithatë, Keroll neutralizoi goditjen e Natkhos te ekzekutuar 3 minuta më pas dhe Olimpiakosi I drejtuar nga tekniku spanjoll, Ernesto Valverde mori në shtëpi një fitore të rëndësishme, duke hipotekuar kualifikimin, pasi ndeshjen e dytë me Rubin Kazanin do ta luajë në shtëpi, më 23 shkurt.
Në takimin tjetër të Europa League, sfida me Bragën ka folur në favor të Beshiktashit, që prej episodit të minutës së 30-të, kur vendasit mbetën në inferioritet numeric, pas kartonit të kuq të Barbozas.
Vetëm shtatë minuta më pas Beshiktashi zhbllokoi rezultatin me Sivok, ndërsa në pjesën e dytë, skuadra nga Stambolli dyfishoi rezultatin me Simaon. Me këtë rezultat, turqit janë me një këmbë e gjysmë në 1/8-at, ndërsa Braga, finaliste e edicionit të kaluar në Europa League është pothuajse e eliminuar.