E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sajmir Ujkani shkelqen ne sfiden ndaj Interit

Kur një skuadër si Novara, fiton me një “big” si Interi, mbi të gjitha në fushën e këtyre të fundit, atëherë ka pak vend për diskutime se cili është lojtari më i mirë në fushë: natyrisht që ai është portiere dhe në këtë rast, vlerësimi i shkoi “gardianit” kuqezi, Samir Ujkani.
23-vjeçari i Kombëtares Shqiptare i tha disa herë jo yjeve si Shnajder, Milito apo Pacini, duke mos lejuar rrjetën e tij të prekej, ndërsa Novara e vendit të fundit në klasifikimin e Serisë A, regjistroi një fitore të papritur në stadiumin “Meaca”.
Vlerësimet për formën e paraqitur nga portieri I talentuar nuk munguan as nga mediat italiane, sipas të cilave “I jep siguri mbrojtjes, duke realizuar pritje të shkëlqyera, del nga porta në kohën e duhur dhe bën mrekullinë kundër Pacinit, duke lejuar Novarën të festojë”
Sipas “Sportevai”, “Fitorja e Novarës mbështetet te shpatullat e Ujkanit, ose më saktë, në duart e portierit, protagonist me pritjet e shkëlqyera në harkun e 90 minutave”. Në anën tjetër, “Il Susidario” e vlerësonte paraqitjen e portierit si “një ëndërr, ku pret gjithçka; nuk është shumë, megjithatë është… gjithcka”.
Ujkani ka marrë vlerësime maksimale edhe nga presidenti Mauricio Zamparini, njeriut që besoi te portieri shqiptar dhe e transferoi në kampionatin Italian te Palermo, klub që vazhdon të zotërojë gjysmën e kartonit të 23-vjeçarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›