Balili: Mema shpif për mua
28/01/2005 Sherri mes këngëtares së njohur tiranase, Valbona Mema dhe orkestrantit Edi Balili ka vijuar me reagimet e këtyre të fundit. Mema pas denoncimit nuk ka dashur që të flasë në media. Shkurtimisht ajo ka pranuar se janë çështje personale mes saj dhe Balilit. Ndërsa muzikanti ka pohuar se kolegia e saj Mema shpif në adresë të tij. Këtë shpifje ka thënë ai, ajo e bën nga xhelozia artistike. Në këtë mënyrë Balili ka mohuar grindjen, zënkën, sherrin e dhunshëm, duke pohuar se xhelozia që ka sjellë këtë histori ka vetëm motive artistike dhe profesionale. Ndërsa prokuroria vazhdon hetimin në gjendje të lirë për orkestrantin e denoncuar nga këngëtarja dy ditë më parë.