Prostituta kapet në flagrancë, pranon akuzën në gjykatë
28/01/2005
TIRANË – Rajmonda Dane, në datën 28 shtator 2004 është kapur në flagrancë nga policia, duke kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas, emri i të cilit nuk përmendet në gjykatë. Ndërsa nga ana tjetër ajo survejohej nga shtetasi Leonor Liçaj. Në këto kushte, Rajmonda Dane është akuzuar për ushtrim prostitucioni, ndërsa survejuesi i saj, për shfrytëzim prostitucioni. Seanca gjyqësore u hap dje nga gjyqtari Bledar Abdullai. Vetë e pandehura pa bërë asnjë rezistencë me fjalë, ka pranuar akuzën. Ajo është shprehur se kryente marrëdhënie me persona të ndryshëm kundrejt pagesës. Por nga ana tjetër lekët ajo i ndante me të pandehurin Leonor Liçaj. Pranon që kishte kohë që e ushtronte profesionin e prostitutës. Madje, ajo është shprehur se me këtë profesion është mbajtur gjatë gjithë kohës. Policia ka mundur ta vërë në pranga në afërsi të stacionit të autobusëve që nisen për në Tufinë. Pas pranimit të akuzës nga të dy të pandehurit, procesi gjyqësor është shtyrë për t'i dhënë kohë prokurorit të pregatisë konkluzionet përfundimtare. Të pandehurit kërkuan gjykim të shkurtuar, me qëllim që të përfitojnë nga ligji.