Klosi: Mazhoranca të mos kërcënojë
Deputeti socialist, Blendi Klosi, i kërkoi dje mazhorancës që të mos e përdorë afatin e hapjes së kutive për të bërë kërcënime. Klosi reagoi ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit, Ilir Meta, dhe kreut të grupit demokrat, Astrit Patozi. "Astrit Patozi dhe Ilir Meta, tha ai, u vunë sot në garë, kush i tregon më shumë dhëmbët popullit opozitar. Ata na kujtuan sot ministrat e piramidave që i mbanin asokohe ison faronit të tyre, Sali Berisha, edhe kur piramidat po u binin mbi kokë". Klosi përsëriti ultimatumin për dhjetë ditë kohë, për të reflektuar e do të jetë shumë keq për ta që ta përdorin këtë kohë për kërcënime. "Lëvizja popullore për hapjen e kutive shumë shpejt do të kthehet në lëvizjen popullore për zgjedhje të parakohshme. Ata që do të mbajnë kutitë e mbyllura forcërisht do të ikin nga pushteti demokratikisht", u shpreh ai.