E Diel, 1 Nëntor 2026

SHISH kërkon më shumë fonde nga qeveria

Shërbimi Informativ Kombëtar mësohet se ka kërkuar fonde shtesë nga qeveria për nevojat e tij për plotësimin e personalit me 30 punonjës. Dje, në Komisionin Parlamentar të Sigurisë është zhvilluar një takim për diskutimin e projektbuxhetit të shtetit, ku ka marrë pjesë kreu i Shërbimit Sekret shqiptar, Bahri Myftari, por seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura. Kjo pasi çështjet që diskutohen janë pjesë e asaj që quhet informacion i klasifikuar. Po dje, në Komisionin e Sigurisë, ka raportuar edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Ministri i Mbrojtjes kërkoi mbështetje financiare për reformën ushtarake që do të sjellë kthimin e armatës shqiptare në profesioniste. "Nëse nuk ka një rritje substanciale të pagave, nuk do të ketë një reformë reale. Ndërsa në Komisionin Parlamentar të Ligjeve ka relatuar Gjykata Kushtetuese, ILDKP-ja dhe ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani. Kushtetuesja ka kërkuar një rritje të fondeve kryesisht për personelin ndihmës për administratën. Ndërsa Nishani ka folur për fondin e kompensimit të ish-të përndjekurve politikë. Ministri i Drejtësisë ka theksuar se në buxhet pasqyrohet mjaft mirë zbatimi i ligjit të miratuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›