Balla: “Berisha, jo kryeministër në zgjedhjet lokale”
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar para se hyrjes në sallën e Kuvendit, se opozita do të tentojë edhe një herë të gjejë gjuhën e përbashkët në këtë sallë, me qëllim transparencën e plotë të zgjedhjeve. Sipas Ballës, mandati i tyre është historik dhe ka marrë përsipër detyrën të mos lejojë më përsëritjen e zgjedhjeve të manipuluara në vend. “Për asnjë moment nuk do të heqim dorë nga transparenca e zgjedhjeve, kemi një mandat historik për të kryer, duam të garantojmë që në Shqipëri të mos ketë më manipulime në zgjedhje. PS është sot në Kuvend për të kërkuar edhe një herë transparencën e zgjedhjeve”, – u shpreh Balla. Deputeti socialist, i pyetur se si do të veprojnë në zgjedhjet lokale, është përgjigjur se deri atëherë Berisha nuk do të jetë më kryeministër. Kjo, sipas Ballës, sepse ai qeveris me një mandat të vjedhur.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2010