E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistët braktisin sallën pas diskutimeve të lira

Autori i Lajmit: Redaksia

Deputetët e Partisë Socialiste braktisën sallën e Kuvendit të Shqipërisë pas përfundimit të kohës së diskutimit të lirë. Në fund të kohës së diskutimeve të lira, deputetët e opozitës u larguan nga salla e Parlamentit ashtu siç kishin paralajmëruar ditën e djeshme. Më herët gjatë ditës, PS lajmëroi se deputetët e saj do të shkonin në Kuvend për të artikuluar kërkesën për hapjen e kutive dhe transparencën e zgjedhjeve. Gjatë seancës së djeshme disa deputetë të Partisë Socialiste e morën fjalën duke kërkuar që mazhoranca të reflektojë për zgjidhjen e krizës politike që po kalon vendi. Ndërkohë, kryeministri Berisha në fjalën e tij anashkaloi debatin mbi zgjedhjet duke u përqendruar në çështjen e sheshit “Skënderbej”. Deputetë të tjerë të mazhorancës, akuzuan opozitën për manovra politike me tërheqjen nga kërkesa për ngritjen e Komisionit Zgjedhor duke pohuar gatishmërinë për transparencë të zgjedhjeve brenda kornizës kushtetuese.

Ky lajm është publikuar: 02/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›