Ristani: Gati asgjësimi i fletëve të votimit
Autori i Lajmit: Redaksia
Të hapen apo të mos hapen kutitë e votimit. Një debat që ka dominuar politikën shqiptare që prej shtatorit të vitit të kaluar. Pavarësisht se opozita kërkon ende transparencën e zgjedhjeve përmes hapjes së kutive, institucioni qendror i administrimit të zgjedhjeve nuk do të pres gjatë për të asgjësuar fletët e votimit siç e parashikon edhe ligji. Kreu i tij Arben Ristani thotë se për zgjedhjet e ardhshme vendore do të përdoren të njëjtat kuti dhe se ato duhet të jenë funksionale gati 9 muaj para mbajtjes së procesit. “Me afrimin e zgjedhjeve të ardhshme, përgatitja për të cilat fillon 9 muaj përpara, që do të thotë se diku nga gushti i këtij viti do të dalë dekreti i presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve, ne do të na duhet të fillojmë përgatitjet dhe do të jetë besoj afati maksimal, i fundit për ta mbyllur këtë problem. Një pjesë e përgatitjeve është edhe pastrimi dhe lirimi i kutive” tha Ristani. Ligji parashikon djegien e fletëvotimeve. Ky veprim mund të ishte kryer kohë më parë, por kreu i KQZ thotë se procesi është shtyrë për shkak të debatit politik, por edhe hapësirave që krijon ligji.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2010