Replika mes Topallit dhe Xhafajt
Autori i Lajmit: Redaksia
Seanca e djeshme plenare ka nisur me një përplasje mes kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, i cili ironizoi në fillim të fjalës së tij se sot(dje), 1 Prilli qenka festa e Partisë Demokratike. Por Topalli ka reaguar duke thënë se nuk është PD që gënjen, por PS, duke nisur me sqarimin e akuzave që sipas saj, janë hedhur gjatë një konference të selisë rozë kundër saj lidhur me votimin e komisionit hetimor për transparencën e zgjedhjeve. “Keni thënë, - iu drejtua ajo një deputeteje socialiste, - se unë paskam shënuar në atë votim pro edhe emrat e Berishës dhe Metës, të cilët nuk ndodheshin në sallë, por ja ku është fleta me emrat që votuan dhe kjo nuk është e vërtetë. Kjo është gënjeshtra juaj e parë”. Më tej, ajo iu kundërvu edhe deputetit Xhafaj personalisht lidhur me akuzat që ai ka hedhur gjatë një interviste televizive, lidhur me seancën ku u votua komisioni hetimor për zgjedhjet, duke i cilësuar si të pavërteta.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2010