Bode: “Opozita po hap panik për krizën ekonomike”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi dje në Kuvend, se ekonomia shqiptare është vitale dhe po dinamizohet çdo ditë e më shumë. Gjatë debatit të lirë në Kuvend, ministri Bode solli në vëmendje shifrat e muajit mars, që, sipas tij, shënojnë rritje të ndjeshme në shumë sektorë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shqipëria, tha ministri Bode, ishte vendi me rritjen më të madhe ekonomike në vitin 2009, që ishte viti i krizës më të thellë të sistemit financiar në botë. Bode dënoi të gjithë ata që u përpoqën të përhapin panik në opinionin publik. Duke krahasuar shifrat e muajit mars të këtij viti me ato të një viti më parë, Bode tha se të ardhurat në dogana janë 30 për qind më të larta se në mars 2009.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2010