Idrizi dënon thirrjet raciste nga Kuvendi
Autori i Lajmit: Redaksia
Edhe nga salla e Kuvendit, deputeti i PDU-së, Shpëtim Idrizi që mbron çështjen çame, ka dënuar aktet e fundit antishqiptare nga grekët siç janë thirrjet raciste në paradë apo parullat e shoqatës “Vorio Epir”. Për thirrjet raciste Idrizi u shpreh se “akte si ato të paradës shërbejnë për të shprehur turpin e veshur me rroba ushtarake”. Sipas Idrizit, sot(dje) mbushet fiks një javë që kur Kuvendi miratoi marrëveshjen për varrezat greke dhe, nëse do të kishte pasur më shumë vota kundër, ajo nuk do të ishte miratuar. “Ka kaluar një javë nga miratimi i marrëveshjes me Greqinë për varrezat greke”.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2010