Balla: Berisha, ligj për vjedhjen e pronës private
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi dje Kryeministrin Sali Berisha për vjedhje të pronës private. Kjo, sipas tij, është e vetmja mënyrë që ai ka për të mbajtur pushtetin me forcë. Balla vërejti se "vjedhja e radhës e këtij hajduti pronash dhe trojesh synon të shpronësojë shtresën më të varfër të shoqërisë shqiptare, fshatarët". Balla iu referua një ligji, bërë gati së fundmi për tokën e papunuar. Në këtë mënyrë sipas tij, Sali Berisha shumë shpejt synon të shpronësojë edhe fshatarët. "Prandaj më 20 nëntor, çdo qytetar shqiptar, i privuar nga vota e lirë, i shpronësuar nga ligjet e Sali Berishës, duhet të jetë së bashku me ne, në mbrojtje të demokracisë dhe të pronës. Ky individ ,së bashku me klanin e tij mafioz, tashmë po vjedh hapur pronat ku të mundet, pa u përpjekur fare të fshehë gjurmët, madje edhe me ligj", vërejti Balla.
Deputeti socialist konstatoi se mbledhja e fundit e oborrit ministror tregoi se tashmë "beu" që qeveris me pahir vendin do të çojë në Kuvend ligjin që i jep për pak lekë tokat publike njerëzve të familjes.