E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: “Berisha po pengon qëllimshëm procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit”



Partia Socialiste akuzon kryeministrin Berisha se po përpiqet të pengojë dhe të dështojë procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit për qytetarët shqiptarë. Deputeti socialist Taulant Balla akuzoi kryeministrin Berisha për nisjen e dështuar të procesit të shpërndarjes së kartave të identitetit. Balla i kujtoi Berishës se pa pajisjen me karta identiteti për të gjithë shqiptarët, nuk ka zgjedhje në Shqipëri. “Procesi i shumëpritur dhe tejet i vonuar i shpërndarjes së kartave të identitetit dështoi që në ditën e parë, sepse sistemi u bllokua brenda tri orëve të para dhe qytetarët nevojtarë u shtynë në radha.
Sali Berisha lëshoi dy ditë më parë demagogjinë e radhës, duke u munduar të kamuflojë për të suksesshëm një proces që dështoi”, - tha Balla. Deputeti socialist e cilësoi të papërgjegjshëm qëndrimin e Berishës në lidhje me subvencionimin e kategorive në nevojë për çështjen e kartave.

15 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›