Balla: Berisha refuzoi të gjitha kompromiset, beteja vijon

Për deputetin, Taulant Balla, theksoi se opozita ka ofruar zgjidhje dhe kompromise, të cilat sipas tij kanë rënë në vesh të shurdhër.
Ai nënvizoi se pavarësisht grabitjes së votave më 28 qershor 2009, Partia Socialiste nuk do të lejojë ripërsëritjen e zgjedhjeve. “Kompromisit të fundit të bërë nga opozita shqiptare për zgjidhjen e krizës përmes një hetimi parlamentar, identik me atë të kerkuar nga Parlamenti Evropian në Rezolutën e datës 8 korrik 2010, Sali Berisha iu përgjigj me të vetmen mënyrë që ai njeh, gënjeshtrën dhe trillimin. Në fillim tha se fletët e votimit nuk do ti digjte, por fletët e votimit u dogjën”, theksoi ai.
Balla tha se pavarësisht se Berisha premtoi ngritjen e komisionit hetimor me shumicë të opozitës, por komisioni nuk u ngrit kurrë. “Tha se listat zgjedhore do ti viheshin ne dispozicion hetimit parlamentar e ndërkohë po tenton t'i burgosë listat për 25 vjet, duke i klasifikuar si dokument sekret. Tashmë Sali Berisha e mbushi kupën”, vijoi deputeti i opozitës, për të shtuar se opozita do të forcojë aksionin e saj për të mos lejuar pushtetin të vjedhë shqiptarët. /Saimir Lleshi/Start/
2011-01-09 15:10
[