Balla: Berisha, si Enver Hoxha

“Dy njerez do te mbahen mend se kane pasur keshilltar nje serb. Nje eshte Enver Hoxha qe ka pasur Miladin Popovicin dhe ne anen tjeter Berisha, qe ka Damir Fazllicin”, eshte shprehur Balla.
Ai ka theksuar se emri i bisnesmenit serbo-boshnjak gjendet ne listen e te gjitha agjencive sekrete te rajonit. “Sot Sali Berisha e shmangu permendjen e emrit te tij ne kete seance pasi ka frike nga Fazllic. Emri i tij eshte ne te gjitha emrat e agjencive sekrete dhe INTERPOL-it”, tha Balla.
Deputeti i PS-se ka akuzuar edhe ministrin e Jashtem, Lulzim Basha se eshte perpjekur te fshehe lidhjet me biznesmenin Fazllic.
“Lulzim Basha eshte perpjekur te fshehe lidhjet me Fazllicin. Ai e njeh me perpara se ne 2005-en, ndoshta kur plotesonte dosjet kunder ish-gjeneraleve te UCK-se ne kundershtim edhe me rregullat e UNMIK-ut. Zoti Basha keni qene i njeanshem ne vleresimin tuaj duke i bere ndere Fazllic, ndere te cilat edhe ai t’i ka kthyer”, theksoi Balla.