E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha shmang Fazllic, flet per arritjet

“Une ketu jam, ju ftoj te me beni cdo dy jave mocion”. Keshtu e ka mbyllur fjalen e tij ne Parlament, kryeministri Berisha i cili ishte thirrur nga opozita per te shpjeguar lidhjet e tij me biznesmenin serbo-boshnjak, Damir Fazllic.

“Cili eshte interesi i opozites te shpike dhe trilloje dhe te mos jete ne gjendje te jape nje gjendje reale te kesaj qeverisjeje, nuk do arrije ta kuptoje kurre”, tha Berisha.

Ai "falenderoi" opoziten duke e cilesuar mocionin per debat si nje mundesi te mire per te shpalosur arritjet e qeverise se tij. “Ju me nxirrni mua njeriun me te persosur. Une nuk jam i tille”, ironizoi ai.

Me pare, ne fillim te seances, kryeministri foli per me shume se dy ore pa permenduar ne asnje cast emrin e Fazllic. Ai renditi arritjet e qeverise, duke iu shmangur ne kete menyre akuzave te opozites.

Kryetarja e grupit parlamentar te PS-se, Valentina Leskaj gjate mbylljes kerkoi largimin e kryeministrit, nje veprim sipas se ciles, do te ishte ne favor te vete mazhorances.

“Keni shperfillur interesat e vendit per sa kohe midis interesave te vendit dhe ato te Fazllic ,zgjodhet ato te ketij te fundit”, tha Leskaj.

“Kjo eshte kriza juaj dhe largimi juaj eshte ne te mire edhe te vete mazhorances. Kryeministri i vendit nuk mund te jete vartesi i Fazllicit”, deklaroi deputetja socialiste.

Kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi e konsideroi debatin ne parlament si nje mundesi per te dalluar diferencen filozofike mes mazhorances dhe opozites. Nderkohe qe opozita ka zgjedhur rrugen e akuzave, sipas tij, mazhoranca flet me fakte per arritje gjate qeverisjes. “Ju falenderoj per mundesine qe na dhate sot... Tema lilipute e ketij mocioni eshte thelbi i ndryshimit te filozofise midis dy kampeve”, tha Patozi.

“Ju tradhetuat zgjedhesit tuaj pasi ata presin ceshtje te medha. Ju jeni opozita e mistrit pa kokrra dhe rrugeve pa krye. Jeni opozita qe del per gjah pa dituar se cfare gjuan. Por sic ndodhi edhe kesaj radhe dolet me torbat bosh”, tha Patozi.

Gjate mocionit per debat per kryeministrin kane folur pothuajse te gjithe anetaret e qeverise ku kane shprehur arritjet ne punen e tyre gjate qeverisjes se vendit. Ne asnje rast kryeministri nuk ka permendur temen e vertete per te cilen ishte thirrur, te shpjegonte lidhjet me biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazllic.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›