Reforma në drejtësi, votohet nënkomisioni
• Parlamenti miratoi mbrëmë komisionin e posaçëm që do të merret me reformën në sistemin e drejtësisë.Nisma për ngritjen e një komisioni të tillë ndërmerret nga opozita, e cila kërkon një vëmendje të posaçme për reformën në drejtësi. Kryetarja e Kuvendit hodhi në votim propozimin për ngritjen e nënkomisionit "Për reformën në drejtësi", e cila u miratua me mbi 100 vota nga ana e deputetëve të Kuvendit. Ky nënkomision do të përbëhet nga nëntë anëtarët e Komisionit të Ligjeve. Kryetar i tij do të jetë Fatos Beja i PD-së, nënkryetar do të jetë Fatmir Xhafaj i PS-së, anëtarë do të jenë Ilir Rusmali i PD-së, Aldo Bumçi i PD-së, Besnik Dervishi i PS-së, Arben Isaraj i PS-së, Spiro Peçi i PBDNJ-së, Arjan Madhi i PR-së dhe Spartak Braho i LSI-së. Ngritja e këtij nënkomisioni rrëzon strukturën e mëparshme të posaçme, që ishte parashikuar për realizimin e reformës në sistemin e drejtësisë. Komisioni i posaçëm kishte deputetin e PBDNJ-së, Spiro Peçi si kryetar dhe asnjë anëtar tjetër. Kuvendi vendosi të shtyjë për në seancat e ardhshme votimin për projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar (1998, 2001 dhe 2006)", si dhe për projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, financimit dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Fondit Shqiptar për Zhvillim (FSHZH) dhe KFW, Frankfurt AM MAIN, për financimin e projektit "Programi rural i furnizimit me ujë". Në vijim, Kuvendi miratoi projektligjin "Për nënshkrimin elektronik", i cili ka si qëllim krijimin e kuadrit ligjor të nevojshëm për njohjen dhe përdorimin e nënshkrimeve elektronike në Shqipëri.PërbërjaFatos Beja kryetarFatmir Xhafaj n/kryetarIlir Rusmali anëtarAldo Bumçi anëtarArben Isaraj anëtarBesnik Dervishi anëtarSpiro Peçi anëtarArjan Madhi anëtarSpartak Braho anëtar