Balla: Berisha, turpi i Shqipërisë
Deputeti socialist, Taulant Balla, një ditë pas komunikimit të akuzës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes për Gërdecin, deklaroi në Kuvend se Prokuroria ka thirrur zyrtarisht të pandehur të gjithë qeverinë për tragjedinë e 15 marsit. "Dje, qeveria u thirr zyrtarisht e pandehur për këtë krim shtetëror dhe Berisha është i pandehuri politik dhe moral i tragjedisë së Gërdecit", u shpreh deputeti Balla. Më tej, ai akuzoi Kryeministrin Berisha se po turpëron Shqipërinë përpara opinionit ndërkombëtar, duke qenë pjesë e një trafiku armësh, duke vjedhur paratë për rrugën historike dhe duke abuzuar me projektin jugor të Shqipërisë.