Berisha takon Menduh Thaçin
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë, Menduh Thaçi, vizitoi dje Tiranën me ftesë të Kryeministrit Sali Berisha. Temat kryesore që u diskutuan mes Berishës dhe Thaçit ishin ato të situatës aktuale në Maqedoni dhe rajon, proceset e integrimit euroatlantik, si dhe miqësia mes këtyre dy subjekteve politike shqiptare me siglën demokratike. "I shpreha Kryeministrit Berisha shqetësimet e mia për bllokimin në proceset integruese në NATO dhe Unionin Evropian dhe normalisht edhe kënaqësinë për lajmet e mira për Shqipërinë, anëtarësimin e plotë në NATO që e pret në prill", u shpreh Thaçi në përfundim të takimit me kreun e qeverisë shqiptare. Zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni ishin një tjetër çështje e shënuar në axhendën e kreut të PDSH-së të Maqedonisë dhe Kryeministrit Berisha.