E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ miraton ndarjen e deputetëve në 12 qarqe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori dje vendimin për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2009. Numri total i shtetasve 4,249,942 është pjesëtuar me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, ku është përcaktuar numri 30,357, si numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati (numri real i dalë nga pjesëtimi është 30,356.7285714286). Numri i shtetasve për çdo zonë zgjedhore është pjesëtuar me numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati, 30,357, dhe çdo zone zgjedhore i është caktuar një numër mandatesh i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga ky pjesëtim. Pas këtij veprimi, mbeten pa u shpërndarë edhe 6 mandate. Në bazë të nenit 75, pika 5, të Kodit Zgjedhor, këto mandate u janë shpërndarë zonave zgjedhore (qarqeve) që kanë mbetjen më të madhe pas presjes dhjetore, të numrit të përftuar nga pjesëtimi i mësipërm. Institucioni i menaxhimit të zgjedhjeve si përfundim vendosi t‘i caktojë Qarkut të Beratit 8 deputetë, Qarkut të Dibrës 6 deputetë, Qarkut të Durrësit 13, Qarkut të Elbasanit 14, Qarkut të Fierit 16, Qarkut të Gjirokastrës 5, Qarkut të Korçës 12, Qarkut të Kukësit 4, Qarkut të Lezhës 7, Qarkut të Shkodrës 11, Qarkut të Tiranës 32 dhe Qarkut të Vlorës 12 deputetë. D.M.

Nr. Qarku/ Zona zgjedhore Shtetas 2009 Shtetas/ Nr. mesatar Mandate nga e plota Mbetja Mandate nga mbetja Mandate gjithsej
Nr. Shtetas
1 Berat 233943 7.7064628 7 0.706 21446 1 8
2 Dibër 184659 6.0829677 6 0.083 2519 6
3 Durrës 401628 13.230279 13 0.230 6991 13
4 Elbasan 423116 13.938129 13 0.938 28479 1 14
5 Fier 485623 15.997211 15 0.997 30272 1 16
6 Gjirokastër 159243 5.2457234 5 0.246 7459 5
7 Korçë 352904 11.625232 11 0.625 18980 1 12
8 Kukës 113368 3.7345263 3 0.735 22298 1 4
9 Lezhë 211124 6.9547679 6 0.955 28984 1 7
10 Shkodër 335677 11.057746 11 0.058 1753 11
11 Tiranë 978397 32.229988 32 0.230 6982 32
12 Vlorë 370260 12.196966 12 0.197 5979 12
Totali 4249942 134 6 140
Nr. mesatar 30357


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›