Ilva Tare, flet për divorcin me të shoqin
• Pas lajmit të publikuar disa ditë më parë, për divorcin me të shoqin, reagon për herë të parë Ilva Tare. Gazetarja dhe prezantuesja e njohur, hedh poshtë ndonjë deklarim të saj për mediat.
Para rreth një muaji, në Gjykatën e Tiranës është paraqitur një kërkesë civile për divorc të çiftit. Tare, thekson se kjo çështje është tejet personale. “Kjo është deklarata e pare dhe e vetme që do të lëshoj në lidhje me këtë histori. Duke u nisur nga publikimet e fundit në median shqiptare ku emri im përmendet për çështje tejet private, dëshiroj të sqaroj publikun se unë nuk jam deklaruar më parë dhe as nuk do të komunikoj në të ardhmen me asnjë media mbi arsyet e vendimeve private. Shpresoj që lexuesit ta mirekuptojnë dhe respektojnë privatesinë time duke injoruar çdo trillim të gazetave, që nuk reflektojnë të vërtetën. Mbetem me besimin se shqiptarët meritojnë një gazetari më profesionale dhe cilësore e cila i përkushtohet më shumë problemeve të tyre reale”, theksoi Ilva Tare për gazetën.