Gëte, “sfida” mes Skënder Luarasit e Shpëtim Çuçkës
• Pak kohë më parë në disa media shqiptare u shpall me bujë se shtëpia botuese “Toena” nxori për shitje kryeveprën “Fausti” të Gëtes në variantin e “përkthyesit më të shquar të vitit”, Shpëtim Çuçkës.
Petro Luarasi
Ai dallohet për këmbënguljen e tij shumëvjeçare në realizimin e këtij objektivi madhor (që për fat i gëzohet për së gjalli, ndryshe nga paraardhësi i tij prof. Skënder Luarasi). Kështu ai i shtoi listës së përkthimeve të tij nga shumë gjuhë edhe një nga gjuha gjermane (shkruhet që “Faustin” e ka përkthyer nga origjinali). Si lëndë e parë për informimin e opinionit publik mbi këtë eveniment kulturor dhe risitë e tij shërbyen dy intervistat e Irena Toçi, pronares së botimeve “Toena”, me bashkëpunëtorin e vjetër, ku biznesmenia në rolin e gazetares përdorte shprehje sugjestionuese të tipit: “Përkthyesi Shpëtim Çuçka duket ka arritur atë që kishte ëndërruar me kryeveprën e Gëtes ‘Fausti’. Falë tij, për herë të parë në shqip ‘Fausti’ i Gëtes vjen i plotë dhe sipas origjinalit. Nga përkthimi i dikurshëm i Skënder Luarasit deri tek ky përkthim i ditëve të sotme ka ndryshime rrënjësore”. (Intervista: Shpëtim Çuçka përballë Faustit për 25 vjet).
Publikun kureshtar, të etur për këto ndryshime “rrënjësore”, vetë përkthyesi e sqaron: “Besoj se pas botimit të përkthimit tim, lexuesi, që do të dojë të bëjë një përqasje të tillë, do ta ketë fare të lehtë të vërë re, së paku intuitivisht, ndryshimet midis dy përkthimeve. Në art, ndryshe nga ç’ndodh në shkencë a në politikë, intuita e publikut është një dukuri e zakonshme. Dhe shton: “Përkthimin e Faustit e nisa si një sfidë gjuhësore, artistike dhe kulturore në mars të vitit 1983”. Asokohe shtëpia botuese “Naim Frashëri” përgatitej të botonte të plotë përkthimin e kësaj vepre të kryer nga prof. Luarasi dhe kishin lindur mendime të ndryshme lidhur me masën, në të cilën ky përkthim u përgjigjej parametrave të origjinalit. Pikërisht në të tilla rrethana më lindi ideja të ndërmerrja përkthimin tim të Faustit”.
Duke i mirëkuptuar dijet dhe dëshirat e zonjës Toçi, mjaftohem të shpreh që reklama (apo antireklama) si praktikë nuk është një lajthitje e rastit, por një strategji e zbatuar rëndom në kushtet e ekonomisë së lirë dhe që synon jo vetëm të monopolizojë tregun e librit, por të bombardojë edhe prestigjin e konkurrentëve, pa dallim, qoftë edhe të rangut të Skënder Luarasit e Vedat Kokonës. Nga eksperienca e hidhur kujtoj që para disa vjetësh, kur “Toena” botoi përkthimin e N.Tasit, “Çajld Haroldi” të Bajronit (anglisht-shqip), sulmet ndaj përkthimit të mirënjohur të Skënder Luarasit fillonin që në hyrje të librit dhe “anatemat” e dy vëllezërve sfidantë Tasi u amplifikua me zell në disa media. Për hir të kureshtjes e bleva librin me çmimin e kripur, u detyrova të krahasoja dy përkthimet me origjinalin dhe të dëshmoja në artikull gazete vlerat dhe antivlerat, duke ia dëshmuar qenin të zotit. Tashmë dihet si bitisi “aventura” Tasi. Ndërsa përsa i përket intelektualit të nderuar Shpëtim Çuçka, në rast se me “lexues” ka parasysh kritikët tanë profesionistë, do t’i kujtoja se “në mbretërinë e të verbërve, fatlumi me një sy vetshpallet mbret”, sepse për të gjykuar (e krahasuar) me objektivitet përkthime cilësore kryeveprash duhet që njeriu, së pari, të zotërojë gjuhën e origjinalit dhe shqipen, të ketë studiuar e të jetë praktikuar me terminologjinë e filozofinë e kohës kur është shkruar dhe mbi të gjitha, për hir të së vërtetës dhe objektivitetit shkencor, të ketë zemër e mendje të pastër nga paragjykimet e interesat klanore. (Po sa të tillë ka tashmë Shqipëria?) Përndryshe vlerësues-”kritikë” mediokër dhe hipokritë vegjetojnë lirisht, siç po shohim rëndom.
Në rast se i drejtohet lexuesit të gjerë do t’i thosha: “Reklama është nëna e tregtisë dhe babai i mashtrimit”.
Sfida “korrekte”
Që nuk bëhet fjalë për një “sfidë korrekte” Çuçka-Luarasi: vetëm për diskutim vlerash letrare të një përkthimi apo “një sfidë gjuhësore, artistike dhe kulturore, këtë bindje ma përforcon intervista e paradokohshme e zotit Çuçka në një televizion, që përkundër fjalorit të përzgjedhur prej diplomati e njeriu të kultivuar, i shpëtoi goja tek deklaroi se i bën sfidë vetë Skënder Luarasit (?!). Por sfida: (“Thirrje që i bëhet dikujt për të hyrë në ndeshje apo në garë”, nga “Fjalori i shqipes së sotme, Toena, 2002, f.1176) aplikohet midis të gjallëve, gjë që dihet fare mirë. Që të sqarohet edhe më tej, “sfida” nuk mund të niste në mars 1983, kur Skënder Luarasi nuk jetonte më, por duhet të ishte vijim i sfidës së P.GJ., mirëbërësit dhe mësuesit të zotit Çuçka, të cilin ai nuk lë rast pa e kujtuar me adhurim. Por faktet më bëjnë të mendoj se kemi të bëjmë me interesa më të gjera, me mirëkuptim e koordinim klanesh që s’ka të bëjë vetëm me përfitime materiale, por edhe me uzurpim vlerash intelektuale dhe ndërtime kastash si dikur në diktaturë, që nuk godasin vetëm Skënder Luarasin, por tërë brezin e tij “të humbur” në fushën e kulturës dhe letërsisë. (Çuçka jo më kot i ndan përkthyesit në “historikë” dhe të “mirëfilltë”). Në kushtet kur nuk është gjallë vetë i sfiduari, me klanin përballet vegimi: jeta e vepra e Skënder Luarasit, me disa fakte të hidhura që lexuesi “ta ketë fare të lehtë të vërë re, së paku intuitivisht” të vërtetën.
Mësuesi dhe nxënësi
Kur e lavdëronin Skënder Luarasin për vlerat e gjithanshme: njerëzore, morale, atdhetare, intelektuale, ai e shprehte modestinë në stil pedagogjik: “Unë nderoj nxënësin, por adhuroj mësuesin” dhe në fushën e përkthimit nuk lodhej së vlerësuari Fan S. Nolin, “figurën Faustiane”, të cilit ia blatoi përkthimin e Faustit të Gëtes. Ndërkohë beniamini Shpëtim Çuçka përmend kudo me nderim të thellë dhe krahas të tjerash e mburr si shembull virtyti e ndershmërie idhullin e tij P.GJ., që e ka udhëhequr në fushën e gjuhës latine e të përkthimit, e ka ndihmuar të punësohet në ndërmarrjen e botimeve “Naim Frashëri” etj. Vetë P.GJ. në disa intervista krenohet se në gjimnazin shtetëror të Shkodrës në vitet 1934-1936 ka qenë shok i ngushtë klase me Qemal Stafën e Arshi Pipën dhe se në atë periudhë, brumosi formimin e tij si letrar, duke “harruar” të përmendë mësuesin e letërsisë që i mëkonte me proza e vargje kryeveprash botërore apo hartimesh me tema, si “E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash” nga Vilhelm Teli i Shilerit, që i përkthente vetë, pasi në atë kohë ky truall qe pothuajse djerrë?! Ai nuk ia zë me gojë emrin Skënder Luarasit, dhe mirë i bën, por të paktën para se ta lavdëronte “shokun” e tij Arshi Pipa (apo heroin antifashist Qemal Stafa) duhet të kërkonte, së paku, një falje publike për “informimet” e atëhershme ndaj mësuesit e shokëve dhe për shpifjet e dëshmitë e rreme në gjyqin politik të Durrësit, më 24.12.1947 (në internet “Dosja Arshi Pipa” apo librin e Fric Radovanit “Nji monument nën dhe”) kundër “agjentëve sabotatorë” Arshi Pipa, Prenkë Kaçinari, Hysen Ballhysa, të cilët u dënuan me burg nga 15-20 vjet, ndërsa ai për bashkëpunimin me “drejtësinë” u privilegjua. Po ashtu duhet ta saktësonte më mirë se si arriti që si një i përndjekur politik të punësohej në ndërmarrjen e botimeve “Naim Frashëri”, më pas në universitetin e Tiranës, madje siç pohon vetë edhe diktatori ta kishte përzemër(?!). Ah, po, me përkthimet e tij mallëngjyese! Nuk besoj se shqiptarët mund ta shijojnë këtë lloj “virtyti e ndershmërie”.
Krahasimet e Faustit mes dy përkthyesve
Luarasi:
ARIELI (Këndon i përcjellë prej harpës eoliane)
Kur me fërfërima shiu
I lag gonxhet në pranverë,
Kur ndër ara dhe ndër vreshta
U fal njerëzve bukë e verë,
Rendin shpejt ku ka nevojë;
Elfët e vegjël zemërgjerë;
Qoftë i mirë a qoftë i keq
Përdëllejnë çdo fatmjerë.
Çuçka:
Arieli këndon i shoqëruar me harpë eoliane
Kur si shi pranverës lulet
Zën’ vesojnë fush’ e mal,
Kur blerimi ngado ulet
E gëzim gjithkujt i fal
Elfët, shpirtrat e dlirë,
Rendin, ndihin çdo fatzi;
Qoft’ i keq a qoft’ i mirë,
I ka pranë kur s’e di.
Luarasi
Kor’ i kandrave
Pajtori ynë i vjetër,
mirë se të hasim,
Të njohim ty mirë,
për ty ndaj zukasim.
Një nga një të qetë
me kujdes, na mbolle;
të presin me mijëra
Sa në botë solle.
Sado që të fshihen
nën binishin horrat,
ia tregojnë botës
Sipër palltos, morrat.
Çuçka:
Kori i kandrave
Për ty brohorasim,
të njohim ne sot.
Buçasim, zukasim:
-Mirsardhe, imzot!
N ambolle pa zhurmë,
Tek-tuk, një nga një,
Sot vijmë si turmë,
Sot nxjerrim aq zë.
Dhe, nëse dinaku
Fort veten e fsheh,
Pa pikë meraku
Mbi qyrk ne na sheh.
Luarasi dhe vepra e Gëtes
Dua të bëj me dije se prof. Luarasi nuk e pa me sy botimin e plotë të Faustit, sepse u nda nga jeta më 27.04.1982. Kjo kryevepër e letërsisë botërore për “konjuktura politike-personale ndaj Luarasit”, u botua e copëzuar: pjesa e parë e përfunduar më 1953 u botua më 1957, pjesën e dytë, e rishikuar disa herë me vendime komisionesh, u botua e plotë “me redaktime” vetëm më 1987, ndërsa në të vërtetë botimi i parë plotësisht sipas dorëshkrimit të Skënder Luarasit u realizua më 1999 nga shtëpia botuese “Argeta LMG” dhe më pas në një botim luksoz nga “Infbotues”. Të dy botuesit, edhe pse nuk mundën të marrin ndonjë donacion, pavarësisht se përkthimi i Luarasit i plotësonte të gjitha kriteret (përkthimi i parë në shqip dhe nga origjinali, nga një penë e mirënjohur, me vlerësime nga personalitete si Buda, Lamberci, Kastrati etj.), i botuan denjësisht me shpenzimet e tyre, duke i nxjerrë në treg me një çmim të arsyeshëm 1000 lekë. (Botimit të pasardhësit, edhe pse nuk përmbushte kriteret, sepse nuk ishte përkthimi i parë i Faustit në shqip, iu dha donacion. Mos ndoshta veç shkathtësisë së përkthyesit e botuesit ka luajtur rol edhe ndonjë keqinformim? Gjithsesi na vjen mirë se u financua një kryevepër në gjuhën shqipe). Etapat drejt botimit të plotë të “Faustit” janë copëza tragji-komike diktature që ia vlen për t’i kuptuar. Përkthyesi Skënder Luarasi në kujtimet e tij shkruante se, ndërkohë që klane të caktuara përpiqeshin të pengonin botimin e “Faustit”, kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve thirri P. Gj. dhe e porositi që të bënte edhe ai një përkthim të “Faustit”. Në fakt, ai përktheu nga italishtja skenën e kopshtit dhe ia botuan në organin e Lidhjes. Më pas vajti me rekomandim nga lart në Ndërmarrjen e Botimeve te drejtori Drago Siliqi dhe i kërkoi t’i jepej e drejta të përkthente “Faustin” e Gëtes. “Po Fausti është përkthyer nga Skënder Luarasi!”, i tha Dragoja. “Vetëm pjesa e parë. Por s’është keq të ketë edhe një përkthim nga një i dytë”, propozoi P.Gj. “Po ti nuk di gjermanisht!”, iu përgjigj Dragoja. “Nga italishtja”. Dragoja e shporri nga zyra. Të dështuar në intrigën e tyre, kryesia e Lidhjes kërkoi njerëz që e dinin gjermanishten. U gjend Z.K., i cili pati qenë në një seminar në Çekosllovaki për nja gjashtë muaj dhe inteligjent siç ishte e pati mësuar gjuhën e Gëtes. Atë e nxitën të shkruajë një kritikë për përkthimin tim të “Faustit”, por askush nuk donte t’ia botonte. U kërkuan oponentë. Më tej kryesia ia dorëzoi Aleks Budës dhe ky provoi që kritika ishte fund e krye e gabuar dhe shembullat e përkthyera prej Z.K. qenë gjithashtu të gabuara. Pas vdekjes aksidentale të Drago Siliqit, botimi i pjesës së dytë të “Faustit” u zvarrit për 30 vjet!
Dy fjalë për “Faustin” e Çuçkës
Unë si lexues kureshtar, me besim te nami i Shpëtim Çuçkës, por dhe me përvojë në “hilet” e tregut të vlerave letrare, i kurseva harxhet e tepërta (libri edhe pse i sheqerosur me donacionin bujar të institutit “Gëte”, ka shijen e kripur 2000 lekë) ndaj e mora hua tek një mik dhe që në krye u befasova “nga ndryshimet rrënjësore”. Në krye u kënaqa se mjeshtri Çuçka vërtet i ka kushtuar një punë të lavdërueshme formës së veprës, metrikës së saj, ndërsa sa për komponentin “besnikëri ndaj parametrave të origjinalit” të Gëtes, si lexues, ndjeva nevojë të konsultohem me origjinalin (për fat të mirë gjendet në internet “free”) dhe shtanga: forma kishte marrë brendinë “në qafë” dhe e kishte cunguar. Duke mos i besuar syve dhe dijeve iu drejtova shqipërimit të Luarasit dhe komenteve të disa “gjykatësve” të dokohshëm (A.Buda, Lamberc, P.Kolevica, B.Doko etj.) dhe ç’më rezultoi: ose Çuçka vetëm sa është konsultuar me origjinalin gjermanisht (në mënyrë skrupuloze as që diskutohet) ose ai e ka “lehtësuar” për lexuesin e gjerë (nuk dua të paragjykoj njohuritë e tij mbi gjuhën gjermane dhe mbi filozofinë e Gëtes). Po rreshtoj disa grimca kritike: Më ra në sy kontradikta: më një anë këmbëngulja e përkthyesit për t’i qëndruar “mot a mot”, e “ngurtësisht” emërtimit të personazheve sipas gjuhës gjermane, paçka se të shqiptuar çuditshëm (Gret’hen apo Liz’hen) kur në anën tjetër në tekst i “mbijnë” vende-vende emrat Greta apo Lizeta (si në italisht e rusisht) duke mëdyshur lexuesin në bëhet fjalë për personazhe të rinj, apo emërtime e copëza të shkëputura nga përshtatjet në gjuhët e huaja larg kuptimit të origjinalit. (P.sh. Emërtimet Margerita dhe Gretchen, të mara sipas origjinalit, çdo fillestar i gjermanishtes e di që shqiptohen Gret(hq)en, por kurrsesi jo Gret(h)en, Çuçka i emërton Margarita dhe Gret’hen, Luarasi i emërton Margarita dhe Greta. Dhe ja se ç’rezulton: Origjinali: Ah bravo! Find ich Euch in Feuer/In kurzen Zeit ist Gretchen Euer. Çuçka: U dogjët mik, u përvëluat/ Po hajt se Gretën e fituat. (Çuditërisht në këtë rast Çuçka nuk e emëron Gret’hen). Luarasi: Ah bravo! Qenke ndezur flakë/ Për pakëz Greta bëhet juaja. Që t’i le surpriza lexuesve (apo studiuesve - kritikë) pasionantë mjaftohem t’i rekomandoj përkthyesit të nderuar që “për skrupulozitet” të ishte orientuar më mirë nga pararendësit Luarasi e Shantoja. Sa për “sfidën” me prof. Luarasin: atë etike, gjuhësore, artistike dhe kulturore, apo përgjithësisht në tërë cilësitë përbërëse të personalitetit të një njeriu, në rast se nuk është “injektim paranojak” i ndonjë sfidanti tjetri, intelektuali Çuçka le t’ia lemë të ardhmes, meqë si kohën dhe ambicien i ka përkrah.