E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti i Ukrainës, Zelensky, falenderon kreun e shtetit Meta, pas qëndrimit kundër presioneve ruse ndaj Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ditën e sotme, duke falenderuar presidentin e Republikës, Ilir Meta, pas qëndrimit që ka mbajtur kundë presioneve ruse në territorin e Ukrainës. 

Postim i plotë:

I jam falenderues Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për fjalët e tij që na ka suportuar. Ne e vlerësojmë solidaritetin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të cilat kërkojnë të forcojnë Ukrainën.

Presidenti Ilir Meta shprehu sot mbështetjen ndaj Ukrainës, në ditën e shpallur nga presidenti ukrainas si Dita Kombëtare e Unitetit. Presidenti Volodymyr Zelensky e shpalli këtë ditë pas deklaratave të zyrtarëve amerikanë se Ukraina do të pushtohej nga Rusia, për të treguar se asgjë nuk do të ndodhë, përkundrazi Ukraina do jetë më e bashkuar dhe e pavarur.

“Shumë frymëzuese dita e sotme në Ukrainë – shembull i unitetit kombëtar dhe vendosmërisë së këtij vendi mik. Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar qëndrojnë në krah të Ukrainës, në mbështetje të integritetit të saj territorial dhe të së drejtës së popullit të saj për të zgjedhur aleancat dhe të ardhmen e tyre”, shkruan Meta.

E FUNDIT/ Meta doli kundër presioneve të Rusisë, Presidenti i

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›