Kryeministri Rama, mëngjes pune me përfaqësues organizatash të mendimit politik në Uashington

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në SHBA, ka zhvilluar një mëngjes pune me përfaqësues organizatash të mendimit politik në Uashington, për një bashkëbisedim mbi Shqipërinë, rajonin dhe sfidat e Këshillit të Sigurimit. Në takim me përfaqësues të “Think Tanks”, përveç kryeministrit Rama, ishin të pranishëm edhe z. Frederik Kempe, president i “Atlantic Council”; Andreë Wilson, drejtor ekzekutiv i “Center for International Private Enterprise”; z. Derek Mitchell, president i “Natinal Democratic Institute”, etj.