Balla: Padi penale ndaj Berishës
Deputeti i PS-së, Taulant Balla deklaroi se do të ngrejë padi penale ndaj Kryeministrit Berisha, ndaj akuzave të drejtuar nga ai disa ditë më parë nga një media publike për përfshirje në prostitucion. ““Për fat të keq Berisha është një i sëmurë mendor për të cilin Shqipëria do të paguajë koston e keqqeverisjes edhe për 45 ditë. Unë do ta padis atë në prokurori, së bashku me Gertin, Erlën dhe Argitën, për fyerje ndaj emrit tim dhe familjes sime. Ky njeri i njeh fare mirë trafiqet, sidomos atë të armëve dhe pastrimin e parave, pasi përmes zyrës së vajzës së tij vazhdon të pastrojë para që vijnë nga Serbia”, ka deklaruar Balla.