E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro forcohet ndaj lekut

 

Monedha vendase vazhdon të humbasë terren ndaj euros. Dje në agjencitë e këmbimit valutor një dollar u ble me 97.2 lekë dhe u shit me 98 lekë, ndërsa një euro u ble me 131.60 lekë dhe u shit me 132.2 lekë. Që prej disa ditësh po qëndron në kuota historike të këmbimit ndaj lekut, i cili ka nisur zhvlerësim të ndjeshëm këto muajt e fundit. Sipas ekspertëve, tendenca e zhvlerësimit të lekut ndaj euros mund të vazhdojë edhe për disa muaj të tjerë, derisa në tregun e brendshëm të rritet sërish oferta e monedhës evropiane. Që nga dhjetori i vitit të kaluar leku është zhvlerësuar në mënyrë konstante ndaj euros. Tashmë një euro kushton në treg 8 për qind më shumë se sa blihej në fund të vitit të kaluar. Por forcimi i euros ka efektet e saj për konsumatorët. Të gjithë ata individë që kanë marrë kredi në euro, tashmë me forcimin e monedhës evropiane iu duhet të paguajnë më shumë për këstin mujor të kredisë. Sipas ekspertëve, një ndër shkaqet e forcimit të euros është mungesa e kësaj monedhe në treg, pasi tashmë emigrantët sjellin më pak para në Shqipëri.

Kembimi

Dollari    blihet me 97.2 lekë
        Shitet me 98 lekë

Euro         blihet me 131.60 lekë
        Shitet me 132.2 lekë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›