E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Durrës-Kukës e ka emrin Berisha

 

Turi i kryetares së Kuvendit, “Gratë për një Shqipëri që po ndryshon” ka mbërritur në qytetin verior të Kukësit. Topalli tha se: “Kukësi do të hyjë në historinë e zhvillimit me një kryevepër të infrastrukturës, rrugën Durrës-Kukës. Kjo rrugë ka lëvizur malet. Kjo rrugë ka tundur tokën. Kjo rrugë na ka bashkuar të gjithë ne shqiptarëve. Ne shqiptarëve në Shqipëri, ne shqiptarëve si komb, ne shqiptarëve në Ballkan. Kjo rrugë e ka emrin Sali Berisha”. “Kryetari i Bashkisë së Tiranës erdhi në Kukës, por nuk shkoi te rruga. Erdhi në Kukës, por nuk foli një fjalë të mirë për rrugën. Erdhi në Kukës dhe vazhdoi të hidhte baltë mbi atë që është kryevepra jonë. Baltë mbi atë që është krenaria jonë. Baltë mbi atë që është tuneli i shqiptarëve. Që është tuneli i bashkimit, që është rruga e bashkimit, që është rruga e afrimit. Në 8 vjet e nëpërkëmbën, e nënvlerësuan dhe pastaj e vodhën, e vodhën, e vodhën. E vodhën me të gjitha taksat që morën për këtë rrugë. Kur rruga filloi, ata filluan të villnin vrer. Pastaj, helm. Pastaj, çdo ditë baltë, baltë, baltë pa fund”, theksoi Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›